Mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 ka mbërritur një zarf i zi, duke shkaktuar shqetësim dhe kureshtje mes banorëve. Zarfi u soll nga dhoma e rrëfimit nga Danja, e cila u kujdes të informojë të gjithë banorët se ai nuk duhet të hapet deri në prime-n e radhës. Zarfi, siç u shpjegua, është një pasojë e sjelljeve të pahijshme dhe përdorimit të fjalorit të papërshtatshëm nga banorët.

Kush mund të jetë arsyeja pas zarfit të zi?
Diskutimet mes banorëve kanë nisur menjëherë për të zbuluar kush mund të jetë objekt i këtij paralajmërimi. Shumica prej tyre mendojnë se zarfi i zi mund të lidhet me debatin e ashpër dhe përdorimin e fjalorit vulgar mes G Banit dhe Klajdit, i cili u zhvillua vetëm pak orë më parë. Megjithatë, disa banorë po spekulojnë se mund të ketë ndodhur diçka tjetër që nuk është vërejtur nga të gjithë.

Ky moment ka rritur ndjeshëm tensionin në shtëpi dhe ka kthyer vëmendjen tek debati mes dy konkurrentëve, duke sjellë edhe më shumë intrigë për ndjekësit e formatit.

A do të ketë pasoja të rënda për banorët? Apo ndoshta ky zarf do të zbulojë një ngjarje të papritur në shtëpi? Gjithçka mbetet për t’u parë në spektaklin e së martës.