Loredana, e vetmja banore “e zakonshme” mes VIP-ave në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ka befasuar publikun dhe banorët me një rrëfim të papritur. Ajo ka qenë pjesë e shtëpisë që nga dita e parë, por vetëm një javë pas nisjes së spektaklit, zbuloi se rezulton ende e martuar me ish-partnerin e saj.

Në një bisedë me Jozin, Loredana tregoi se kishte pasur një lidhje të gjatë trevjeçare, e cila përfundoi me celebrim, edhe pse nuk pati një dasmë tradicionale.

"Unë kam pasur një lidhje shumë të fortë që ka zgjatur rreth tre vite dhe rezultoj akoma e celebruar me atë njeri. Nuk ka pasur një dasmë, por jam e celebruar. Ta them që ta dish," i tha ajo Jozit, i cili nuk u ndje komod me këtë bisedë dhe preferoi të mos e vazhdonte më tej.

Por ishte Rozana ajo që risolli këtë temë në vëmendje gjatë një bisede me Gjestin. Këngëtarja tregoi se Loredana është e kurorëzuar ligjërisht me një person jashtë shtëpisë, edhe pse sot janë të ndarë.

Ky zbulim e tronditi Gjestin dhe të tjerët, duke ngritur dyshime mbi të kaluarën e Loredanës dhe rolin e saj në lojë.