Ish-miku hedh akuza të rënda ndaj Gjestit: Është ende i lidhur me Diellzën

Nga Class 13 February 2025

Ish-miku hedh akuza të rënda ndaj Gjestit: Është ende i

Një ish-shok i Gjestit ka bërë deklarata tronditëse në një intervistë për Prive, duke e akuzuar rëndë banorin e Big Brother VIP Albania. Në promon e publikuar nga emisioni, dëgjohen disa nga fjalët e tij, ku ai e cilëson Gjestin si një person “pa karakter” dhe “sadist”.

Ndër akuzat e tij, ai pretendon gjithashtu se Gjesti është ende në një lidhje me Diellzën, vajzën që ai e ka përmendur edhe brenda shtëpisë së Big Brother.
“Pa karakter, është sadist. Gjesti po gënjen, se akoma është me Diellzën,” shprehet ai në deklaratën e tij.

Detaje të mëtejshme pritet të zbulohen në vazhdim, por këto akuza të forta mund të ndikojnë në rrugëtimin e Gjestit brenda reality show-t. Nëse ai do të reagojë apo jo ndaj këtyre pretendimeve, mbetet për t’u parë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon