Nëse e përshkoni të gjithë rrugën me të vërtetë dhe shihni se si ndjeheni nga perspektiva e zhdukjes se të gjitha përpjekjeve dhe arritjeve tuaja të kthehen në pluhur, në asgjë.
Çfarë ndjeni?
Çfarë ndodh me ju?
Sepse tek kjo do të përfundojmë të gjithë.
Në një mënyrë, apo në një tjetër, ne do të arrijmë që ta zbulojmë këtë realitet dëshpërues. Si mund ta shihni në një mënyrë se si kjo gjë po ju thotë se, gjendja më ë vërtetë që ekziston është gjendja e asgjëse. Por nëse dikush do të argumentojë se realiteti bazë është asgjëja nga vjen e gjitha kjo. Dukshëm kjo vjen nga ‘asgjëra’ të ndryshme.
Edhe një herë ju mësoni se, ç’pamje ka ajo pas syve tuaj. Kështu, në këtë mënyrë, duke kuptuar që asgjëja është realiteti përfundimtar dhe ju e shikoni që ai është edhe realiteti juaj, atëherë si mund ta ketë diçka forcën që t’ju ndot. E gjithë ideja që ju keni si pasojë e frikës dhe të qenit të shqetësuar dhe kështu me rradhë, kjo është asgjë, është veç një ëndërr sepse edhe ju jeni asgjë.
Por kjo është një asgjë e pabesueshme.
Kështu që, gëzohuni.
Thelbi i mendjes suaj është i pastër dhe i pastër do të thotë i kthjellët, bosh. Nëse menoni për këtë asgjënë si verbëri e thjeshtë dhe ju kapeni pas kësaj ideje, atëhëre do të thotë që s’keni kuptuar asgjë sepse asgjëja është si asgjëja e hapësirës kozmike që përmban të gjithë universin: të gjithë yjet, hënat, malet, lumenjtë, njeriun e mirë dhe njeriun e keq, kafshët, insektet, çdo gjë mbahet në zbrazëti.
Kështu, nga kjo asgjë, vijnë të gjithë këto dhe ju jeni ajo vetë.
Çfarë tjetër mund të ishit?
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=ivurmn3hnwc