Familjarët e Gjestit kundër rikthimit të Eglit

Nga Class 18 March 2025

Familjarët e Gjestit kundër rikthimit të Eglit

Në një postim në ‘InstaStory’ e Instagramit të Gjestit, në një shkrim të gjatë, thuhet se 'personazhet e rikthyer', referuar Eglit, në shtëpi po përpiqen ta rrëzojnë Gjestin, duke përdorur ato që kanë parë jashtë. Postimi i plotë:

“I mbyllur për më shumë se 150 ditë, pa qasje në botën e jashtme, pa e shijuar luksin e thashethemeve apo gjykimin e turmës, pa e ditur çfarë mendon bota, që nuk ndjen as duartrokitjet e atyre që e duan, por as “përbuzjen” e atyre që nuk e duan por sërish e ndjekin në çdo lëvizje të tijën.

I vijnë njerëz që kanë pasur fatin të dalin jashtë, të mbushen me informacione të freskëta e t’ia servirin ato të përzgjedhurat për ta thyer, për ta rrëzuar duke e nxitur të dyshojë te vetja dhe të humbasë busullën e lojës. E megjithatë, ka ende fuqinë ta shndërrojë gjithë këtë presion në burim force të pashterrshme.

Nëse ka një fitore që është më e vështirë në të gjitha historitë e Big Brother-ave është kjo. Jo një fitore që vjen gjithmonë me brohoritje, por ajo që vjen pasi ke kaluar nëpër humnerë, kur gjithçka ka punuar kundër teje, pa asnjë dritare të hapur, pa asnjë dorë të shtrirë por vetëm me një shpirt që refuzoi të mposhtet. Kjo është një fitore që nuk kuptohet nga të gjithë, por peshon më rëndë se çdo gjë tjetër.”

Familjarët e Gjestit kundër rikthimit të Eglit

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon