Luana Vjollca konfirmohet si prezantuese e “Ferma VIP 2”. Ja kur nis spektakli

Nga Class 23 March 2025

Sezoni i dytë i “Ferma VIP” pritet të nisë më 31 mars, duke sjellë një edicion të ri me personazhe të njohur që do të jetojnë dhe punojnë në kushte të veçanta.

Sot është konfirmuar zyrtarisht se Luana Vjollca do të drejtojë këtë edicion, një zgjedhje që pritet të tërheqë vëmendjen e publikut. Në spotin e publikuar nga produksioni, moderatorja shfaqet duke punuar në fermë dhe shprehet me humor: “Kështu punohet, jo ashtu si bënit ju.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)

Pas suksesit të sezonit të parë, ku fitues u shpall Dionis Biba, ky edicion vjen me një kast të ri konkurrentësh. Disa nga emrat e konfirmuar deri më tani janë Enca, Fero dhe Big Basta, duke premtuar një sezon dinamik dhe të mbushur me surpriza.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon