
Sara Gjordeni dhe Bardhi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre edhe sipas zakoneve myslimane.
Çifti ka ndarë foto në Instagram, ku Sara shihet e veshur me hijab të bardhë. Ajo sqaron se nuk është konvertuar në fenë islame por është martuar sipas zakoneve të partnerit të zemrës.
“Jo, nuk jam mbuluar as konvertuar! Thjesht sot u martova sipas zakoneve të tij, me dashurinë e zemrës sime prej grifshe”, shkruan Sara në Instagram.
View this post on Instagram
Gjithashtu, një dedikim të ëmbël ka bërë edhe Bardhi, i cili shkruan se priste me padurimin kurorëzimin e tij me Sarën në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe të ishte ditë e Premte.
“Unë po prisja me padurim që kurorëzimi (nikahu) im me Sarën të bëhej në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe të ishte ditë e Premte (E Xhuma). Me ndihmën e Zotit m’u realizua dëshira, veç na u desht me prit 1 vit. Faleminderit saragjordeni që pate durim 1 vit për këtë ditë të shenjtë për ne të dy, edhe që për ditën e sotme u përshtate zakoneve të fesë islame, e veç dua të të them që shumë të ka hije!”, shkruan Bardhi në Instagramin e tij, krahas fotove si çift.
View this post on Instagram
Në dhjetor të vitit të kaluar, çifti u bë prind i vajzës së tyre Nea, teksa në nëntor ata celebruan dashurinë e tyre.
