Në zemër të Tiranës, aty ku moda dhe përvoja bashkohen në një përditshmëri plot ngjyra, ndodhet Coin Tirana, destinacioni i domosdoshëm për ata që kërkojnë më shumë se thjesht veshje.

Pikërisht këtu, mes markave ikonike ndërkombëtare, shkëlqen Scotch & Soda, një brand që mishëron shpirtin e lirë dhe kreativitetin holandez.

Një udhëtim stili nga Amsterdami në Tiranë

Scotch & Soda është një rrëfim për njerëzit që nuk kanë frikë të eksperimentojnë, që e shohin modën si një formë arti personal.

Me rrënjë në Amsterdam dhe frymëzim nga kultura të ndryshme të botës, çdo koleksion është një udhëtim: nga detajet bohemiane e deri te qasja urbane moderne, gjithçka bashkohet në harmoni perfekte.

Coin Tirana, koleksionet e Scotch & Soda marrin jetë në një atmosferë që i përket kryeqytetit – dinamike, elegante dhe gjithmonë në kërkim të së veçantës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Coin Tirana (@cointirana)

Në një bisedë me konsulentët e modës në Coin ne zbuluam se çfarë e bën të veçantë Scotch & Soda:

Detajet - Qepje të sofistikuara, ngjyra të guximshme dhe silueta që flasin. Nga xhaketat që të japin ndjesinë e lirisë së rrugëve të Amsterdamit, te këmishat me printe të kuruara deri në detaj – çdo copë është unike.

Veshje që flasin për ty: Kjo markë nuk ndjek modën, ajo krijon trendin. Ajo të fton të shprehësh veten, pa frikë dhe pa kufij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Scotch & Soda (@scotch_soda)

Për kë është Scotch & Soda?

Për të rinjtë urbanë, për shpirtin bohem, për ata që duan të bien në sy, por me finesë. Nëse kërkon një pamje që përputhet me ritmin tënd të jetës – të papërshkrueshëm dhe plot ngjyra – atëherë kjo është marka jote.

Mos e humbisni shansin të zbuloni veten përmes stilit unik të Scotch & Soda në Coin Tirana. Hidh një sy, provo diçka ndryshe dhe lër modën të tregojë historinë tënde.