A duhet të ndihem në faj nëse nuk kam dëshirë të luaj me fëmijët e mi?

Nga Class• 26 April 2025

A duhet të ndihem në faj nëse nuk kam dëshirë të

Le ta thëmi se ndonjëherë, të luash me fëmijët nuk është gjithmonë aktiviteti ynë i preferuar. Ndodh shpesh se mund të ndiheni të lodhur, nervoz.. ose thjeshtë se për ty ai aktivitet është një gjë mëse e zakonshme edhe pse për fëmijët janë pikërisht lojërat që e bëjnë të fluturojë nga gëzimi. Por a na bën një situatë e tillë “prindër egoist dhe që po veprojmë gabim’?

Aspak në fakt!

Të jesh prind do të thotë të duash pa kufij fëmijën tënd por është mëse njerëzore që të mos e duam çdo aktivitet që do të na duhet të përmbushim me ta. E rëndësishme nuk është “në shtëpi ne luajmë së bashku” por të arrish të ndash kohë cilësore me fëmijën tënd. Që mund të jetë, një shëtitje, një lojë me puzzle, një punë e përmbushur së bashku, një recete gatimi ku nëna apo babai përfshin fëmijën në gatim etj. Aktivitetet që mund të realizojmë me fëmijët tanë, janë të shumta dhe të mos kesh dëshirë të luash me ta nuk do të na pengojë kurrësesi të ndërtojmë një lidhje të fortë dhe bashkëpununuese mes njëri-tjetrit. Çdo prind ka stilin e tij, edhe në këtë aspekt...të luaj ose jo me fëmijët e tij! Mënyra sesi prindërit vendosin të ndajnë kohën me fëmijët e tyre, duke dhuruar momente të gëzueshme nuk do të thotë “ të heqësh” diçka nga marrëdhënia e juaj por të vendosësh ta ndërtosh atë me autenticitet.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon