Punime ndërtimi kishte pasur edhe më parë, siç ishin muret e famshme të Jerikos, por ato nuk ishin të tilla që të kënaqnin syrin.

Në Egjipt, ndërtimi bëhet gjeometri mashkullore, një ngritje monumentale e së dukshmes.

Qartësia e formave të kuptueshme — baza e zhvillimit apollonian të artit dhe mendimit grek — shfaqet për herë të parë pikërisht në Egjipt.
Në Egjipt, figura ideale njerëzore është shtylla: një element arkitektonik-gjeometrik.

Gjigandizmi i natyrës pjellore aty mashkullorizohet dhe ashpërsohet.
Egjipti ka pak drunj, por shumë gurë; dhe aty, punimi i gurit ngrihet në nivel arti.

Trupi njerzor shndërrohet në një obelisk — një formë katrore, fallike — që ngrihet drejt qiellit: një vijë apolloniane që sfidon kohën dhe ndryshimin organik.

Nga Camille Paglia