Si mund ta dini se njeriu me të cilin ndani jetën tuaj, është me të vërtetë i duhuri dhe që do të ishte zgjedhja e duhur për të kaluar jetën së bashku? E ardhmja dihet që është e pamundur të parashikohet por që në fillimet e marrëdhënies të gjithë priren të mendojnë se gjithçka do të shkojë mirë.

Pyetja themelore që duhet të shtrojmë për një jetë të suksesshme në çift.

Baza themelore e çiftit është aftësia e të dy partnerëve për t’u angazhuar në çdo ndodhi e stuhi që ndodh brënda jetës së çiftit.

Pyetja që duhej të gjithë ti drejtojnë vetes kur janë në një marrëdhënie:’A jam unë e lumtur në këtë marrëdhënie të re dhe a jam gati për t’u zhytur në thellësinë e pengesave që mund të dalin në vijim dhe të jap dorën kur stuhitë të shfaqen në ecurinë e marrëdhënies sime?’....’Sepse ato do të shfaqen njëditë...kështu është e ndërtuar jeta...

Në fazën romantike, shumë pak çifte e shtrojnë këtë pyetje sepse sfidat e jetës dhe të marrëdhënies duken aq të largëta...deri gati inekzistente.

Nëse kjo pyetje që mund ti drejtojmë vetes, është e rëndësishme, ka një arsye: Shumë çifte ndodhen në situatën shokuese se e kanë humbur dashurinë e tyre të madhe pa e kuptuar se është e domosdoshme të luftosh fortë kur stuhitë bëhen pjesë e rrugëtimit tënd sentimental. Sipas terapistes, kur ne përballemi me vështirësi, është e panevojshme të mendojmë se tashmë është tepër vonë. Çifti është një aventurë e mrekullueshme që kërkon shumë punë dhe dashuria e madhe, nuk gjendet për rastësi, por ajo ndërtohet! Jeta në çift nuk është një lumë i gjatë dhe i qetë por duhet të mësojmë të notojmë përmes rreziqeve që mund të përballemi duke qëndruar gjithmonë të bashkuar. E gjitha kjo mësohet pak nga pak në çdo ditë e sfidë që jeta na përball!