Xheneta Fetahu ka ndarë së fundmi një episod të papritur nga ambientet e Top Channel. Gjatë një kalimi në korridoret e televizionit, ajo thotë se është përballur me Gjestin, i cili, sipas saj, i ka buzëqeshur pa thënë asnjë fjalë.

Ky detaj u hodh fillimisht në eter nga Graciano në emisionin 'Trotuar', ndërsa më pas u konfirmua nga vetë Xheneta, e cila tha se ka qenë pikërisht Gjesti që e ka parë dhe ka reaguar me një buzëqeshje. Sipas saj, edhe stafi prapa kamerave e kishte komentuar këtë moment.

Por, situata nuk mbaron me kaq. Graciano e vë Xhenetën përballë një tjetër emri: Eglit. Ai përmendi se edhe Egli kishte qenë e pranishme në zyrat e Top Channel gjatë javës, dhe e pyeti nëse ajo e kishte takuar.

“Unë nuk i takoj këtu, por kam dëgjuar se po flenë tek hoteli ku unë rri, në kohën kur jam në Tiranë. Tani nuk e di se kush kë po e ndjek,” tha ajo, duke ndezur rrjetin me komente dhe hipoteza të reja.