Në një botë që ndryshon me shpejtësi dhe ku trendet vjetërohen sa hap e mbyll sytë, Ana Bano ka zgjedhur të mbështetet tek diçka që nuk del kurrë nga moda: bukuria klasike. Ajo bukuri që nuk ka nevojë për filtra, që reflekton thellë në mënyrën se si ecën, si flet, si buzëqesh dhe që mbi të gjitha, buron nga brenda.
E rritur mes revistave të modës dhe kopertinave që i rrëmbenin vëmendjen, Ana që në moshë të vogël nisi të ëndërronte një botë të sajën.
“Kur shihja ato imazhe elegante dhe të përpunuara me aq finesë, ndihesha sikur përmes tyre krijoja një formë tjetër realiteti, një dimension ku çdo grua kishte të drejtën të shkëlqente në mënyrën e saj.”
SANA, ishte emri i një salloni bukurie në zemër të Tiranës, të cilin Ana e bleu si biznes me një pasion të brendshëm për ta shndërruar në detaje. Një ndërthurje e emrit të saj me ndjesinë e pastërtisë dhe finesës që e karakterizon.
Pas vizitës së Class në ambjentet e SANA-s kuptuam që nuk është vetëm një sallon bukurie, por një mënyrë jetese.
Në këtë hapësirë ku detajet kanë peshë dhe kujdesi për klientin është prioritet, çdo shërbim ofrohet jo vetëm për të transformuar pamjen, por për të krijuar një lidhje më të fortë me veten. Ana beson se të kujdesesh për veten nuk është luks, por nevojë. Nuk është egoizëm, por vetëdije!
Për të, bukuria klasike nuk ka të bëjë me tendencat momentale, por me atë elegancën që nuk plaket kurrë, me lëvizjet e buta, me mënyrën se si një grua mban veten, me një parfum të lehtë që të ngjall kujtime, me flokët që duken natyrshëm të shëndetshëm dhe mbi të gjitha, me shikimin që flet më shumë se fjalët.
Me një vizion të qartë dhe një shpirt krijues, Ana ka bërë që Sana Glam Center të jetë një hapësirë që nuk ofron vetëm shërbime estetike, por një përvojë të plotë mirëqenieje. Që nga trajtimet e fytyrës, kujdesi për flokët, manikyri dhe pedikyri, masazhet e deri tek këshillat për stilin personal, çdo detaj në këtë sallon reflekton pasionin e Anës për bukurinë që vjen nga brenda.
“Të kujdesesh për veten nuk do të thotë të ndryshosh veten, do të thotë ta vlerësosh atë që je,” është një nga mesazhet që Ana përcjell me dashuri tek çdo klient.
Për të, vetëkujdesi është një formë dashurie, një akt i vogël rebelimi ndaj standardeve të imponuara dhe një mënyrë për të thënë “unë jam këtu dhe kam rëndësi”.
Në një kohë kur shumë njerëz ndihen të humbur në përpjekje për të qenë “si duhet”, kemi një qasje të freskët dhe të ndershme: të jesh vetvetja është gjithmonë në modë.
Ana është frymëzuese jo vetëm për atë që ka ndërtuar, por për mënyrën se si e sheh botën me sy kritik dhe me zemër të hapur. Ajo i fton të gjitha gratë dhe vajzat të ndalen për një moment dhe të reflektojnë:
“Kur je vetvetja dhe kujdesesh për veten, ndodh një magji. Fillon të ndihesh më e plotë, më e fortë, më e bukur; jo sepse je perfekte por sepse je e vërtetë.”
Të njohim më shumë Anën..
Ku e gjen frymëzimin për stilin tënd?
Frymëzimin për stilin tim e gjej në një kombinim të burimeve te ndryshme.
Në rrugët e qytetit kam një dashuri të veçantë për të vëzhguar njerëzit dhe stilin e tyre në përditshmëri. Çdo ditë takoj individë me stile unike që më frymëzojnë të eksperimentoj me veshjet e mia. Rrugët janë një burim i pafund frymëzimi.
Në rrjetet sociale, platforma Instagram është gjithashtu vend ku gjej shumë frymëzim. Aty ndjek stilistë, influencues dhe koleksionistë mode që shpesh ndajnë ide të reja dhe tendenca të freskëta.
Ikonat e modës, stilistët dhe aktoret që admiroj, gjithashtu kanë një ndikim të madh në frymëzimin tim. Më pëlqen të studioj stilin e tyre dhe të gjej elemente që mund t’i integroj në stilin tim personal. Dy prej të preferuarve të mi janë Christian Dior dhe Ralph Lauren. Dior është simbol i elegancës dhe sofistikimit, dhe stili i tij ka lënë një ndikim të thellë në botën e modës. Më frymëzon mënyra se si ai ka krijuar silueta të përjetshme, si “New Look”, që thekson feminitetin dhe delikatesën. Ralph Lauren është një përfaqësim i elegancës amerikane dhe një kombinim i traditës me një ndjesi moderne.
Kështu, frymëzimi im është një përzierje e përsosur e influencave nga ambienti përreth, botës dixhitale dhe ikonave që admiroj, duke krijuar një stil unik që reflekton personalitetin tim.
A ka një veshje ose aksesor që e ndien si pjesë të identitetit tënd?
Po, ka një veshje që e ndiej si një pjesë të rëndësishme të identitetit tim: një palë xhinse klasike me një përshtatje perfekte. Këto xhinse përfaqësojnë një balancë të shkëlqyer midis rehatisë dhe stilit dhe mund të kombinohen lehtësisht me shumë veshje të tjera.
Përveç xhinseve, një aksesor tjetër që e ndiej si thelbësor për stilin tim është një orë elegante. Ajo jo vetëm që është funksionale, por gjithashtu shton një notë sofistikimi në çdo pamje. Më pëlqen të zgjedh orë me një dizajn klasik që mund të përdoret për çdo rast, duke e bërë atë një pjesë të rëndësishme të identitetit tim.
Këto dy elemente, xhinset dhe ora, më ndihmojnë të shpreh stilin tim personal dhe të ndjehem rehat dhe e sigurt në çdo situatë. Ato janë simbol i një identiteti që vlerëson elegancën dhe thjeshtësinë, duke më lejuar të shpreh veten në mënyrë autentike.
Si lindi ideja për të hapur sallonin tënd estetik?
Ideja për të hapur sallonin tim estetik lindi nga një pasion i thellë për bukurinë dhe mirëqenien, si dhe dëshira për të krijuar një hapësirë ku njerëzit mund të ndihen të veçantë dhe të kujdesen për veten.
Sana Glam Center ka qenë ekzistente prej 3 vitesh përpara se unë ta blija atë. Ky ambjent përfaqësonte çdo gjë që kisha në mendje për një hapësirë estetike ideale. Ishte bërë për mua! Kur e pashë, ndjeva se ishte mundësia perfekte për të realizuar ëndrrën time dhe për të sjellë vizionin tim në jetë.
Dëshira ime për të krijuar një ambient ku secili mund të ndjehet i mirëpritur dhe të përjetojë një shërbim të personalizuar dhe të kujdesshëm, bashkë me trashëgiminë e këtij salloni, më dha besimin se mund ta çoja përpara.
Cili ishte vizioni yt që në fillim dhe si e ke realizuar atë?
Vizioni im që në fillim ishte të krijoja një qendër multi-shërbimesh, ku klientët mund të hyjnë dhe të bëjnë të gjitha shërbimet që u nevojiten, pa pasur nevojë të shkojnë në vende të ndryshme dhe të harxhojnë kohë. Koha është e çmuar!
Jo vetëm kaq, por dëshiroja të ofroja një eksperiencë që do të shkonte përtej shërbimeve estetike, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë, elegante dhe mikpritëse, ku çdo klient do të ndihej i veçantë e mund të arrijë një ndjenjë të rinovuar të vetëbesimit dhe lumturisë.
Kam rekrutuar një ekip profesionistësh të trajnuar, të cilët ndajnë pasionin tim për estetikën dhe janë të përkushtuar për të ofruar shërbime të shkëlqyera.
Vizioni im është bërë realitet dhe salloni im është një vend ku bukuria dhe mirëqenia bashkohen. Është një hapësirë ku secili mund të gjejë qetësi dhe të ndjehet i veçantë, dhe kjo është ajo që e bën këtë projekt kaq të veçantë për mua.
Çfarë e dallon Sana-n nga sallonet e tjera në treg?
Kam krijuar një ambient të ngrohtë dhe relaksues, ku çdo klient ndjehet i mirëpritur dhe i vlerësuar. Përdorimi i ngjyrave të buta dhe një dekoracion i kujdesshëm kontribuojnë në një ndjesi qetësie që nuk e gjen lehtë në sallonet e tjera.
Në Sana Glam Center ne ofrojmë shërbime të personalizuara që janë të dizajnuara për të përmbushur nevojat individuale të çdo klienti. Ekipi ynë profesionist është trajnuar për të dëgjuar dhe kuptuar preferencat e klientëve, duke ofruar një përvojë unike që i përshtatet çdo individi.
E shohim bukurinë si një pjesë të mirëqenies së përgjithshme. Prandaj, fokusi ynë është jo vetëm në pamjen fizike, por edhe në ndjenjën e mirë që çdo klient merr pas një trajtimi. Kjo përfshin krijimin e një përvoje relaksuese dhe rinovuese për çdo vizitë.
Çfarë do t’i thoje një vajze të re që ëndërron të ndjekë pasionin për modën dhe estetikën?
Për një vajzë të re që ëndërron të ndjekë pasionin për modën dhe estetikën, do t’i thoja e para dhe më e rëndësishmja, besoni në veten tuaj dhe në talentin tuaj. Moda dhe estetika janë forma shprehjeje, dhe ju keni një zë unik që meriton të dëgjohet. Mos u friksoni të tregoni personalitetin tuaj përmes stilit.
Mos kini frikë të provoni gjëra të reja. Eksploroni stile të ndryshme, ngjyra dhe materiale. Moda është një art, dhe si çdo artist ju duhet të eksperimentoni për të gjetur atë që ju përshtatet më mirë. Lidhuni me njerëz të tjerë që ndajnë të njëjtin pasion. Ky mund të jetë një burim i shkëlqyer frymëzimi dhe mundësish.
Në një industri që shpesh është e ndikuar nga trende dhe pritshmëri të jashtme, është e rëndësishme të qëndroni të vërtetë ndaj vetvetes. Krijoni një stil që ju përfaqëson dhe që ju bën të ndiheni rehat.
Në një botë ku trendet ndryshojnë çdo ditë, çfarë mbetet e pandryshueshme në stilin tënd?
Nuk do të ndjek asnjëherë ndonjë trend që nuk më përfaqëson ose që nuk më bën të ndihëm rehat. Një tjetër aspekt i pandryshueshëm është rëndësia e komoditetit. Më pëlqen të vesh veshje që janë të rehatshme dhe që më lejojnë të lëviz lirshëm. Komoditeti është një faktor kyç për të ndihmuar në ndjenjën e sigurisë dhe besimit në pamjen.
Këto elemente mbeten të pandryshueshme tek mua duke më lejuar të përballoj ndryshimet e shpejta në botën e modës, ndërsa vazhdoj të shpreh veten në mënyrë autentike dhe të sigurt.
A ka një shërbim apo moment brenda sallonit ku ndien se ke sjellë “modën” në estetikë?
Një nga nga mënyrat se si ndiej se kam sjellë “modën” në estetikë në sallonin tim është fillimisht krijimi i një ambienti ku çdo klient mund të ndjehet i veçantë dhe i bukur.
Në Sana Glam Center ofrojmë trajtime dhe stilizime flokësh që janë në përputhje me trendet më të fundit. Përdorimi i teknikave moderne si balayage ose shtrirje e flokëve, i jep klientëve një pamje të freskët dhe aktuale duke i ndihmuar ata të shprehin stilin e tyre personal.
Po ashtu kur krijoj pamje për sesione fotografike ose për promovime të sallonit, ndiej se po sjell një frymë moderne dhe të stilizuar. Këto pamje janë një mundësi për të treguar se si moda dhe estetika bashkohen për të krijuar diçka të veçantë dhe tërheqëse. Kur klientët shprehin kënaqësinë e tyre për pamjen e re dhe ndihen të frymëzuar nga stili i tyre, ky është një konfirmim se kam sjellë modën në estetikë.
Përjetimi i transformimeve dhe ndjesisë së vetëbesimit që ata fitojnë është një nga momentet më të këndshme për mua!