Marina Orikum do të jetë mikpritëse e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të këtij viti për industrinë detare dhe të nautikës në rajon, Balkan Sea Fair, i cili do të zhvillohet për herë të parë nga data 9 deri më 12 maj 2025.

Ky panair synon të kthehet në një pikëtakim të përvitshëm për pasionantët e detit, profesionistët e industrisë së jahteve, turistët dhe investitorët që kërkojnë mundësi të reja në bregdetin shqiptar dhe më gjerë.

Në këtë edicion të parë do të jenë të pranishëm prodhues dhe përfaqësues të brandeve të njohura ndërkombëtare të jahteve, kompani që ofrojnë pajisje, pjesë këmbimi dhe shërbime të specializuara për mirëmbajtjen dhe servisin e jahteve, si dhe shumë aktorë të tjerë të lidhur me turizmin elitar dhe aktivitetet detare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Balkan Sea Fair Albania (@bsfalbania)

Një nga pjesëmarrjet më të spikatura në këtë edicion do të jetë Class Yachts, projekti më i ri dhe ambicioz në fushën e jahteve në Shqipëri, nga Alketa Vejsiu. 

Class Yachts do të prezantojë shërbimet më të fundit, duke sjellë një standard të ri luksi dhe cilësie në menaxhimin e jahteve në rajon.

Për katër ditë me radhë, vizitorët do të kenë mundësinë të eksplorojnë jahte të klasit të lartë, të njihen me teknologjitë më të avancuara, të marrin pjesë në prezantime, workshope dhe takime me përfaqësues të industrisë. Aktivitetet kulturore dhe argëtuese do të pasurojnë më tej përvojën e pjesëmarrësve, duke e kthyer Balkan Sea Fair në një destinacion unik për dashamirësit e detit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Balkan Sea Fair Albania (@bsfalbania)

Ky panair nuk është vetëm një event, por një hap strategjik drejt zhvillimit të mëtejshëm të turizmit detar në Shqipëri dhe vendosjes së Orikumit si një qendër të rëndësishme të Mesdheut për jahte, teknologji detare dhe investime të qëndrueshme.