Kohët e fundit, emri i Jori Dellit është bërë sinonim me udhëtime elegante dhe përmbajtje që tërheqin vëmendjen e ndjekësve në çdo cep të botës. Me një prani që nuk kalon pa u vënë re, ajo vazhdon të na mahnitë dhe këtë herë, destinacioni ishte një nga vendet më magjepsëse dhe të lashta të planetit: Egjipti.
Në një kombinim perfekt mes historisë mijëvjeçare dhe estetikës moderne, Jori solli hijeshi dhe stil në çdo hap të udhëtimit të saj. E fotografuar nën hijen e Piramidave të Gizës, duke soditur Sfinksin legjendar, apo duke eksploruar rrugët plot ngjyra të Khan El-Khalili në Kajro, çdo moment i kapur nga objektivi duket si një skenë nga një film luksoz.
Udhëtimi i saj përfshiu gjithashtu një shëtitje buzë lumit Nil, ku perëndimet e diellit krijojnë një atmosferë magjike që pak vende mund ta ofrojnë. Me veshje elegante dhe një prani që reflekton siguri dhe finesë, Jori u shndërrua në një figurë që tërheq vëmendje jo vetëm për bukurinë, por edhe për mënyrën si di të ndërthurë modën me kulturën vendase.
Këtu janë ndalesat më të veçanta që Jori Delli zgjodhi te bente në Egjipt.
View this post on Instagram