Pas një periudhe heshtjeje, këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu, e njohur për publikun si Tuna, ka vendosur të flasë hapur për jetën e saj personale dhe karrierën muzikore. E ftuar në “Në the Dalina Show”, artistja nga Shkupi ka prekur një nga temat më të përfolura të viteve të fundit martesën dhe ndarjen nga Patris Berisha, muzikant dhe babai i dy fëmijëve të saj.
Në një pjesë të publikuar në rrjetet sociale, Tuna është shprehur me një sinqeritet të pazakontë:
“Unë nuk isha më e lumtur në atë martesë, nuk më intereson.”
Ky deklarim i drejtpërdrejtë vjen si konfirmim i një ndjenje të përfolur gjatë, por kurrë të artikuluar nga vetë këngëtarja deri më sot. Tuna dhe Patrisi kanë bashkë dy djem: Tian dhe Patris, të cilët mbeten prioriteti kryesor i saj.
Lidhja e tyre, si edhe ndarja, ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes së medias dhe portaleve. Megjithatë, të dy tashmë po vazhdojnë jetën ndaras, duke u përkushtuar në mënyrë të pavarur në karrierat dhe angazhimet e tyre profesionale.