Pas një periudhe marrëdhënieje në distancë, duket se mes Robert Berishës dhe të dashurës së tij Ana Skrel ka nisur të fryjë një erë ftohjeje. Dyshja, që dikur shpërndanin momente të ëmbla në rrjetet sociale, tashmë nuk shfaqen më bashkë dhe kjo ka ndezur alarmin mes fansave të tyre.

Burime për “Prive” bëjnë të ditur se marrëdhënia është në krizë, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një deklaratë publike për ndarje. Shenjat, megjithatë, flasin vetë: Ana ka fshirë të gjitha fotografitë me Robertin, ndërsa të dy herë pas here e ndjekin e herë ndalojnë së ndjekuri njëri-tjetrin në Instagram.

Roberti kishte bërë disa gjeste romantike më herët. siç ishte dedikimi i ndjerë për ditëlindjen e Anës, kur shkruante:

“Ta uroj ditëlindjen aq të mrekullueshme dhe speciale siç ti je.”
Romanca e tyre u bë publike më 14 shkurt, në Ditën e Shën Valentinit, kur këngëtari ndau me ndjekësit një video duke u puthur në buzë me Anën, duke e bërë lidhjen të zyrtarizuar për publikun.

Por tashmë, gjërat duket se kanë marrë një kthesë. Udhëtimet e Robertit drejt SHBA-së për të qenë pranë Anës, për të cilat ai kishte folur në intervista, duket se nuk janë më të shpeshta e bashkë me to, edhe afërsia që çifti kishte ndërtuar.

Mbetet për t’u parë nëse kjo është thjesht një periudhë ftohjeje apo fundi i një romance që nisi me shumë pasion, por që ndoshta nuk mundi t’i përballojë distancën.