Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, janë në qendër të vëmendjes pas publikimit të një videoje romantike në Instagram, e cila ka nxitur spekulime për tensione në familjen Beckham. Në video, çifti shfaqet duke udhëtuar me motor, ndërsa Brooklyn shkruan: “Bota ime e tëra x do të të dua përgjithmonë x gjithmonë të zgjedh ty, zemër x je personi më i mrekullueshëm që njoh xx unë dhe ti përgjithmonë, zemër.”
Megjithatë, burime pranë familjes Beckham shprehen të shqetësuar për ndikimin e mundshëm të Nicola-s mbi Brooklyn-in. Një burim për Daily Mail e përshkroi Brooklyn-in si “peng”, duke sugjeruar se ai është nën kontrollin e bashkëshortes së tij.
Tensionet mes Brooklyn-it dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, janë përkeqësuar pas mungesës së çiftit në festimet e 50-vjetorit të David-it. Sipas burimeve, prindërit ndihen të tradhtuar dhe nuk kanë komunikuar me djalin e tyre që nga ajo kohë.
Ndërkohë, një burim pranë çiftit Brooklyn-Nicola thekson se ata janë shumë të lumtur së bashku dhe të përkushtuar ndaj një martese të bazuar në dashuri dhe mbështetje të ndërsjellë. Sipas këtij burimi, kjo marrëdhënie e shëndetshme e ka bërë Brooklyn-in të reflektojë mbi marrëdhëniet e tij familjare dhe të shkuarën.