Pas suksesit të linjës së parë, Capri Linen Edition vjen si erë e freskët mesdhetare. Këtë herë, koleksioni vjen me një risi që i jep më shumë jetë stilit të përditshëm: mix & match mes kostumit të gjatë dhe atij të shkurtër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)


Nga kafeja e mëngjesit deri te perëndimi buzë detit, çdo copë e këtij koleksioni është menduar për të rrjedhur me ritmin e ditës, me rehati, elegancë dhe ajrin e lirë që vetëm linoja mund të ofrojë.

Fustanet si dallgët, kostumet që përshtaten me çdo orë të ditës dhe nuancat që të përqafojnë si dielli mbi lëkurë, Capri Linen Edition është veshja jote e përditshme, që nuk bën kompromis me stilin apo ndjesinë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

Zemra, simboli që shoqëron këtë koleksion, është një përkujtim i bukur për dashurinë që meriton t’i japësh vetes. Dashuri për detin, për natyrën, për erën, për kripën në lëkurë… dhe për të qenë thjesht TI.

Zgjidhe pjesën tënde të ditës. Kombino, ndrysho, jeto.