Pas kurorëzimit të saj si 'Miss Universe Albania 2025', Flavia Harizaj ka qenë në qendër të vëmendjes publike, duke u shndërruar në një prej figurave më të komentuara të momentit. Krahas mbështetjes dhe urimeve të shumta, përfaqësuesja e Shqipërisë në 'Miss Universe' ka marrë edhe komente kritikues dhe akuza në rrjetet sociale, kryesisht mbi pamjen e saj fizike dhe dyshime për ndërhyrje estetike.

Përballë një vale të tillë spekulimesh dhe gjykimesh të shpejta, Harizaj ka zgjedhur të reagojë në mënyrë indirekte. Ditën e sotme, ajo publikoi në Instastory një fotografi nga fëmijëria e saj, të shoqëruar me një mbishkrim të vetëm: “Genes”.

Me këtë postim, Flavia duket se synon të riafirmojë origjinën e pamjes së saj fizike, duke përmendur trashëgiminë gjenetike si burimin kryesor të tipareve që kanë ngjallur debat në publik.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)