Pas lançimit viral më 30 prill, kompania Volonaut ka publikuar pamjet e para të fluturimit të papërpunuar të Airbike një "motoçikletë fluturuese" reale, që deri dje e shihnim vetëm në filmat fantastiko-shkencorë. Videoja përfshin momentin e ngritjes, fluturimit dhe uljes, të gjitha me zë origjinal, pa efekte speciale, pa CGI dhe pa ndihmën e inteligjencës artificiale. Vetëm inxhinieri e pastër. Dhe pamja është mahnitëse.

Volonaut e përshkruan këtë produkt si fitoren e teknologjisë, inxhinierisë dhe dizajnit, që sjell në realitet ëndrrat e kahershme të njerëzimit për fluturim të lirë. Airbike është ndërtuar për të sjellë ndjesinë se je një superhero: i lirë të lëvizësh në ajër, pa mundim, me shpejtësi dhe në çdo drejtim.

Ky është një speeder bike funksional, si ato që kemi parë në “Star Wars” apo filma të ngjashëm, por këtë herë në botën reale. Inxhinierët e Volonaut kanë realizuar një pajisje që nuk është vetëm për spektakël, por plotësisht funksionale, me qëllim përdorimin e saj në përmasa të limituara.

Airbike do të prodhohet në numër të kufizuar, dhe çmimi fillestar është 880,000 dollarë.
Rezervimet do të hapen më 1 gusht, vetëm përmes faqes zyrtare të Volonaut: www.volonaut.com

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tomasz Patan (@volonaut)