Është si të veshësh lingerie për fytyrën. Marka SKIMS, në pronësi të Kim Kardashian, është gati të ndryshojë mënyrën si kujdesemi për bukurinë tonë. Produkti është i pazakontë dhe duket sikur ka dalë direkt nga një sallë operacioni estetik. Ai përputhet me trendin viral të quajtur "going to bed ugly" (të shkosh në gjumë e shëmtuar) dhe me një fytyrë të shtrënguar kështu, është vërtet e vështirë të dukesh bukur.
Fjala është për një maskë skulpturuese për fytyrën që quhet Seamless Sculpt Face Wrap. Kushton 62 euro dhe është shitur brenda një dite nga hedhja në treg por mund të regjistrohesh në listën e pritjes. Një postim në rrjetet sociale ka çmendur fansat e SKIMS.
View this post on Instagram
Çfarë është Seamless Sculpt Face Wrap?
Edhe pse duket si një bande post-operatore, ndoshta pikërisht aty është frymëzuar, kjo mbështjellëse e veçantë mbulon nga qafa te mjekra dhe deri në majën e kafkës, duke lënë hapësirë vetëm për veshët. Ka një teknologji aktive, dhe është ndërtuar me të njëjtin material si lingerie e markës SKIMS.
Qëllimi është të sjellë përfitime të dukshme për fytyrën falë efektit modelues: përmban fije kolagjeni, që ofrojnë një mbështetje ultra të butë për nofullën. Mbylljet me velcro në pjesën e sipërme dhe pas qafës e bëjnë të lehtë për t’u veshur dhe hequr.
Rekomandohet për përdorim gjatë natës, për të ndihmuar në luftimin e lëkurës së varur dhe në riformësimin e kontureve të fytyrës. Premtimi? Natë pas nate, do të bëjë lëkurën më të tonifikuar, do të parandalojë rënien e saj dhe do të theksojë nofullën dhe konturin oval të fytyrës.