Janë publikuar emrat më të përdorur për fëmijët e lindur në Angli dhe Uells në vitin 2024, ku Athena dhe Yahya janë përfshirë për herë të parë në listën e 100 emrave më të përhapur.

Muhammad mban vendin e parë për djemtë për të dytin vit radhazi, ndërsa Noah dhe Oliver renditen në vendin e dytë dhe të tretë, ashtu si në vitin 2023.
Për vajzat, Olivia dhe Amelia kanë mbajtur dy vendet e para për të tretin vit me radhë. Ndërkohë, Isla ka rënë nga vendi i tretë dhe është zëvendësuar nga Lily.

Të dhënat janë publikuar nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) dhe janë përpiluar në bazë të regjistrimeve të lindjeve.

Muhammad është emri më i përdorur për djemtë, me 5,721 raste. Ai ishte i pari në 5 nga 9 rajonet e Anglisë dhe i 57-ti në Uells.
Forma të tjera të emrit gjithashtu përfshihen në listë: Mohammed renditet i 21-ti (1,760 foshnja), dhe Mohammad i 53-ti (986 raste).
Olivia është emri më i përdorur për vajzat, me 2,761 raste, duke qenë e para në 7 rajone të Anglisë dhe në Uells.

10 emrat më të përdorur për djem në 2024

Muhammad
Noah
Oliver
Arthur
Leo
George
Luca
Theodore
Oscar
Archie

10 emrat më të përdorur për vajza në 2024

Olivia
Amelia
Lily
Isla
Ivy
Florence
Freya
Poppy
Ava
Elsie