Fedez ka bërë publike lidhjen e tij të re me stilisten milaneze Giulia Honegger, përmes një postimi emocional në Instagram, ku shfaqet në momente romantike pranë saj gjatë pushimeve në Sardenjë. Fotografia që mbyll serinë e fotove është një puthje pasionante mes çiftit, që ka vënë në lëvizje botën e showbiz-it dhe rrjetet sociale.
Në përshkrimin e postimit, Fedez ka zgjedhur të shkruajë thjesht:
“Non può piovere per sempre” (“Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë”) — një frazë që ngjan si një mesazh simbolik për fundin e një kapitulli të dhimbshëm dhe fillimin e një tjetri më të ndritur.
View this post on Instagram
Ky veprim vjen pas divorcit zyrtar nga Chiara Ferragni, i finalizuar më 23 korrik. Sipas marrëveshjes, fëmijët Leone dhe Vittoria do të mbeten në kujdestari të përbashkët, pa asnjë pagesë alimentare, as për fëmijët dhe as për ish-partneren.
Vetëm pak ditë pas firmosjes së divorcit, Fedez kishte konfirmuar lidhjen me Honegger përmes një selfie në çift, me një kornizë në formë zemre dhe tani, puthja publike duket si një deklaratë e qartë dashurie dhe një hap i ri në jetën e tij.
Ndërkohë, edhe Chiara Ferragni duket se ka rifilluar jetën e saj sentimentale. Ajo është parë sërish në shoqërinë e Giovanni Tronchetti Provera, fillimisht në aeroportin e Malpensës dhe më pas në një fundjavë luksoze në Sankt Moritz. Megjithëse më herët përflitej për një ndarje, disa zëra sugjerojnë se çifti nuk është ndarë kurrë, por thjesht ka shmangur vëmendjen publike.
Tashmë, si Fedez ashtu edhe Ferragni, duken të vendosur të jetojnë lirisht dhe hapur kapitujt e rinj të dashurisë së tyre.