Stefano De Martino, moderatori i njohur italian dhe ish-balerini i “Amici”, ka nisur procesin e heqjes së tatuazheve një vendim që po tërheq vëmendjen e mediave dhe fansave. Ai nuk po fshin më vetëm kujtimet që lidhen me ish-partneren Belén Rodríguez, por po kryen një "pastrim të lëkurës" më të thellë, siç e përshkruajnë mediat italiane.
View this post on Instagram
Në fotot e fundit të publikuara, vihet re se nga trupi i tij janë zhdukur tatuazhet ikonike si: ankora, duart që mbajnë një timon, dy shpata, madje edhe emri i djalit të tij, Santiago. Megjithatë, disa simbole me domethënie të thellë kanë mbetur, si tigri në bark, që simbolizon forcë, dhe mbi të gjitha, emri “Biscuit” në gjoks, një përkëdheli që gjyshi i tij i ndjerë e përdorte për ta quajtur.
View this post on Instagram
Ky ndryshim në raportin e tij me tatuazhet nuk është i papritur. Që në vitin 2020, Stefano kishte filluar të hiqte disa tatuazhe të lidhura me të kaluarën e tij romantike, përfshirë një vizatim të dy të dashuruarve brenda një zemre, që e kishte bërë së bashku me Belén. Në atë kohë, ai deklaronte:
“Bërjae një tatuazhi dhemb. Heqja dhemb shumë më shumë.”
Gjatë një interviste në programin La Conferenza Stampa, De Martino këshilloi ndjekësit që mos të nxitojnë për të bërë tatuazhe:
“Janë si gratë që presin balluket dhe pas dy ditësh thonë: ‘Nuk shoh dot veten me këtë fytyrë, mezi pres të më rriten flokët.’ Unë tani dua që të më rikthehet lëkura ime e pastër, por nuk mundem.”
View this post on Instagram
Trupi i Stefano De Martino ka qenë gjithmonë një hartë emocionesh dhe kujtimesh. Ai kishte tatuazhuar numrin e telefonit të Bar Stella, një vend simbolik nga rinia e tij në Napoli, si dhe simbole për fat dhe mbrojtje si një patkua, numri 3, fjala “lucky” dhe një bekim i gjatë irlandez në kofshë, që flet për udhëtim të qetë dhe jetë të bekuar.
Sot, ai duket i vendosur të kthehet tek vetja, pa shtresat e së shkuarës të gdhendura në lëkurë. Dhe mesazhi që u jep të rinjve është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë: mendohuni mirë, se edhe tatuazhet lodhen me kohën.
View this post on Instagram