Një mbrëmje muzikore në Arenën e Versilias në Cinquale (provinca Massa Carrara) është kthyer në kaos, pasi koncerti i reperit Sfera Ebbasta u ndërpre papritur për shkak të një sherri të dhunshëm që shpërtheu gjatë "pogo"-s nën skenë.

Reperi 32-vjeçar, i acaruar dhe i zhgënjyer, la skenën nën fishkëllimat e një pjese të audiencës. “Kjo ishte kënga e fundit për sot dhe dikush vendosi ta shkatërrojë. Më vjen shumë keq”, tha ai në mikrofon. E më pas shtoi:
“Këto janë arsyet pse njerëzit nuk kanë dëshirë të performojnë më. Nuk dini si të argëtoheni, djem.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Radio Kiss Kiss (@radiokisskiss)

Sipas videove të shpërndara në rrjet, gjithçka nisi në zonën e pogo, ku një i ri u godit me shqelm në kokë nga një tjetër. Në atë moment, ndërsa në sfond dëgjohej “Visiera a becco”, atmosfera e festës kaloi në tension dhe dhunë.