Ka njerëz që nuk kanë nevojë të thonë shumë për të bërë zhurmë.
Grida Duma është një prej tyre.
Në një realitet mediatik ku shpesh mbizotëron zhurma dhe sensacionalizmi i thjeshtë, ajo e ka kthyer veten në një personazh që e provokon opinionin publik, por jo me skandale.
Promoja e fundit e ‘Top Story’ e konfirmon këtë. Në një episod që premton të jetë i paharrueshëm, duke sjellë pamje ekskluzive nga zemra e veriut të Kosovës. Rrëfime nga ministrat dhe zyrtarët e Policisë së Kosovës, e vërteta e plotë për Manastirin e Banjskës, vila ku ka qëndruar Milan Rajdojçiç, liqenin e Ujmanit, ura e re e Mitrovicës që lidh e nuk ndan, dhe vendin ku u vra Enver Zyberi.
Në këtë skenë të ngarkuar me histori dhe tension, Grida provokon me flamurin shqiptar, dhe duke vendosur në xhaketë një spilë me shqiponjë dykrenare.
View this post on Instagram
Në histori, kufijtë nuk janë vetëm vija të vizatuara mbi harta. Ata janë prova të përjetshme të asaj që një popull ka humbur dhe të asaj që ka arritur të mbrojë.
Në këtë kontekst, shqiponja nuk është vetëm simbol kombëtar, por një kujtesë vizuale e një historie të dhimbshme që ende nuk ka mbaruar. Ajo flet për ata që kanë jetuar në vargjet e ndarjes, për ata që kanë humbur dhe për ata që guxojnë të ndërtojnë ura mbi plagët e së shkuarës.
Grida e di fuqinë e simbolikës. E di që një gjest i tillë nuk mbetet thjesht imazh televiziv, por kthehet në shenjë leximi të shumëfishtë: për një pjesë është guxim, për të tjerë nacionalizëm i tepruar, për disa një akt i pastër mediatik. Por sido që të shihet, ai nuk kalon pa u vënë re.
View this post on Instagram
Grida e di mirë se sa i fortë është një gjest. Ka vite që publiku e njeh si një grua që nuk i fsheh emocionet pas neutralitetit. Ajo ka zgjedhur gjithmonë të provokojë, të vendosë një shenjë të dukshme, të mos jetë kurrë pjesë e turmës gri.
Në rrjetet sociale, reagimet janë të shumta dhe kontradiktore. Për disa, ajo është “zonja shqiptare”, për të tjerë “provokuese”.
View this post on Instagram
Personalisht, më pëlqen fakti që ajo ka ditur të ribëjë veten. Nga politika tek media, nuk ka kaluar në një rol të butë, por ka ruajtur të njëjtën energji, të njëjtin guxim për të qenë ndryshe dhe një antidot ndaj indiferencës.
Më pëlqen kur një figurë publike nuk të lë rehat. Të bën të ndalesh, të mendosh, të komentosh. Edhe të zemërohesh ndoshta. Por kurrë, kurrë të mbetesh indiferent.