Kortizoli ka një reputacion të keq, por pa të nuk mund të jetonim, ky hormon stresi është një mekanizëm i domosdoshëm për mbijetesë. Problemi lind kur kortizoli aktivizohet në mënyrë të tepërt.

Pasojat e kortizolit kronik dhe të pabalancuar përfshijnë shtim në peshë, pagjumësi, ndryshime të humorit, probleme me tretjen… dhe lista vazhdon. Sa i përket lëkurës, tepër kortizol mund të jetë po aq i dëmshëm, duke shkaktuar humbje të kolagjenit dhe elastinës, që çon në plakje të parakohshme, rrudha dhe lëkurë të varur. Ndërkohë, fenomeni i njohur në rrjetet sociale si “cortisol face”, edhe pse nuk është një gjendje mjekësore zyrtare, konsiderohet si fytyrë e fryrë ose e ënjtur për shkak të stresit. Shumë mjekë thonë se “cortisol face” e vërtetë është e rrallë dhe zakonisht lidhet me sindromën e Cushing-ut.

Eksperta e bukurisë dhe mirëqenies, Claudia Di Paolo, shpjegon se “lëkura dhe skalpi janë organe aktive biologjikisht dhe emocionalisht”, prandaj tepër cortisol mund të ndikojë mbi to. “Cortisol-i në lëkurë është manifestim i stresit në fytyrë,” thotë ajo. “Ai vepron si një akselerator i plakjes së dukshme dhe inflamacionit të heshtur që ndonjëherë nuk e perceptojmë, por që ndikon mbi vitalitetin e lëkurës.”

Simptomat e kortizolit të lartë:
Humbje e hidratimit; lëkurë e thatë
Rritje e ndjeshmërisë së lëkurës
Tone të zbehta të lëkurës
Shkallë më e ngadaltë e rigjenerimit

Zakonet për të reduktuarkortizolin
Është e rëndësishme të kuptojmë se lëkura nuk prodhon kortizol vetë, por kortizoli i tepërt ndikon mbi të si përgjigje ndaj stresit. Fatmirësisht, disa zakone të vogla ditore mund të ndihmojnë trupin (dhe lëkurën) të kthehet në ekuilibër.

1. Rregulli i 10 minutave
Edhe nëse një ritual i gjatë kujdesi duket i paarritshëm, mjafton të gjesh momente të vogla për veten edhe vetëm 10 minuta për të qenë efektive. “Ky është çelësi për ekuilibrin e trupit, mendjes dhe lëkurës,” thotë Di Paolo.

2. Ushqimet anti-inflamatore
Një dietë anti-inflamatore nuk e rregullon kortizolin, por ndihmon të moduloj inflamacionin e heshtur që shkakton stresin. Ekspertët rekomandojnë:

3. Praktikat e relaksimit
Nëse meditim është i vështirë, praktiko frymëmarrjen e ndërgjegjshme. Thjesht merr frymë thellë nga hunda dhe nxirr ajrin nga goja, duke vëzhguar lëvizjen e brinjëve dhe stomakut. Përsërit.

4. Gjumë i mirë
Siç thoshte Tyra Banks, gjumi është make-up-i më i mirë. “Gjumi i mirë është trajtimi më natyral dhe rigjenerues për të ekuilibruar hormonet dhe për të rikthyer lëkurën,” thotë Di Paolo.

5. Kozmetikë neuroaktive
Shumica e produkteve veprojnë vetëm në nivelin e lëkurës, por kozmetika neuroaktive përmban përbërës që ndikojnë sistemin nervor, si ekstrakt saffroni dhe kanabinoide. “Lëkura është organ neuroreceptiv, me mijëra përfundime nervore që ndikojnë tek emocionet,” shpjegon Di Paolo. “Kozmetika neuroaktive aktivizon sistemin parasimpatik, promovon relaksin emocional dhe ndihmon të reduktojë stresin dhe ankthin.”