Në ekranin e DritareTv, në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut, politika dhe jeta private u kryqëzuan në mënyrë të rrallë. Ervin Salianji, një nga figurat më të komentuara të Partisë Demokratike, foli për herë të parë për marrëdhënien e tij me Grida Dumën, ish-deputeten, moderatoren dhe një nga figurat më karizmatike të skenës publike shqiptare.

Salianji kujtoi muajt e izolimit pas hekurave dhe praninë e vazhdueshme të Dumës, e cila, siç rrëfeu ai, “ka qenë gjithmonë mbështetëse dhe e pranishme. Më ka vizituar shpesh në burg.”

Një detaj që e ktheu intervistën në tituj të mediave ishte rikthimi i tij tek fraza që tashmë është bërë virale: “Kënaqësia ime e përjetshme”  një deklaratë që nuk ishte menduar, por që, siç tha vetë, “më doli papritur”.

Kur pyetja mbi kurorëzimin nuk mungoi, Salianji zgjodhi të mbetet diskret:
“Nuk do të jap vëmendje tani, do të ketë momente të tjera ku do të diskutojmë gjatë e gjerë për këtë çështje. Unë nuk e kam përfshirë asnjëherë jetën personale në publik.”