Turjan Hysko ka zbuluar së fundmi trailerin e projektit të tij më të ri, "Kazerma”, që sipas vetë tij do të ndryshojë rregullat e lojës.
Në trailer shihen disa nga fytyrat më të njohura të ekranit shqiptar të veshur si ushtarë, por gjithashtu edhe skena më intime, debate dhe momente dramatike, duke aluduar se ky format do të kombinojë elementë nga lloje të ndryshme televizive për të krijuar një eksperiencë të veçantë.
Traileri tregon 10 ushtarë dhe një shumë të konsiderueshëm 200,000 euro, që duket se është në lojë për tu fituar.
Personazhet që do të marrin pjesë përfshijnë Orinda Huta, Rudina Dembacaj, Fjoralba Ponari, Gert Ferra, Gentjan Zenelaj, dhe të tjerë.
Elementet promovuese përfshijnë pamje dramatike të konkurentëve të veshur ushtarakisht, skena romantike dhe debate, duke u dukur se prodhimi synon një kombinim mes sfidës fizike, tensionit emocional dhe përplasjes së karaktereve.
Turjan Hysko nuk merr vetëm rolin e autorit të idesë, por edhe të regjisorit, bashkëproducentit dhe bashkëskenaristit.
View this post on Instagram
