
Edicioni i ri i emisionit të njohur “Goca dhe Gra” duket se do të vijë i freskuar dhe me ndryshime në panelin e moderatoreve. Burime për Vip Magazine kanë mësuar tre emra që po përfliten për t’iu bashkuar këtij formati të ndjekur: Sherina Spahiu, Anila Basha dhe Ema Andrea.
Sherina Spahiu, influencuesja e njohur që ka krijuar një komunitet të madh ndjekësish në rrjetet sociale. Ajo ndan vazhdimisht momente nga përditshmëria me familjen e saj dhe vajzën e vogël, Bliss, 3 vjeçe, që tashmë është bërë zemra e profileve të saj online. Sherina është gjithashtu motra e moderatores së njohur Jona Spahiu.
Anila Basha, gazetarja që shpesh është përfolur për t’iu bashkuar këtij programi. Emri i saj del në pah çdo sezon të ri, duke e bërë një ndër figurat më të komentuara për një karrige në panelin e vajzave dhe grave.
Ema Andrea, aktorja e mirënjohur dhe e dashur për publikun, është një tjetër surprizë e këndshme. E njohur për qasjen e saj të drejtpërdrejtë dhe stilin e fortë, ajo ka qenë e ftuar disa herë në këtë emision, ku gjithmonë ka tërhequr vëmendjen me deklaratat e saj.
