Nga Kristina Hasa

Donald Veshaj, që shqiptarët e njohin nga ekrani i televizionit, ka vendosur ta lërë pas vanitetin e ekranit dhe t’i përkushtohet pikturës. Instagrami i tij prej kohësh nuk është më thjesht një platformë për foto të përditshme. Larg fasadave dhe botës së showbiz-it, ai e ka kthyer në një galeri virtuale, ku ekspozon botën e tij të brendshme, interpretuar përmes bojës, telajove, stilolapsit, allçisë.

Personalisht, gjithmonë më është dukur ‘cool’ dhe me shpirt artisti, por mbase mënyra më e mirë për të marrë kaq shumë sa tani nga bota e tij është pikërisht kjo. Ndaj, edhe pse Donaldi është larg ekranit, kohët e fundit shpesh kthehem e rikthehem në profilin e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @donaldveshaj

Donaldi e ka ndarë punën e tij në cikle. Cikli i objekteve të ngrira në akull që ka sjellë është një nga më të veçantët. Që në ‘Big Brother’ dëshmuam punën e tij të bukur në akull. Çdo objekt i përfshirë brenda akullit përfaqëson një moment të ndalur në kohë. Jo thjesht si një proces fizik, por si një metaforë për ndalimin e jetës dhe përjetësinë e kujtimeve. Objekte të zakonshme, kujtime të vogla, ndjenja të heshtura, të gjitha bllokohen brenda akullit.

Vizatimet me stilolaps, që nuk lejojnë korrigjime, e theksojnë këtë ide: çdo linjë është përfundimtare, çdo çast unik dhe i pakthyeshëm. Por akulli që shkrihet na kujton se jeta vazhdon, ashtu si objektet e ngrira, edhe ne rifillojmë dhe rindërtohemi me të njëjtën forcë, duke lënë pas kohën që ka kaluar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @donaldveshaj

Siç ndodhi me zemra e vogla të kuq. Pak muaj më parë, Donaldi solli instalacionin e tij të parë në Lungomare. Fëmijëria në Vlorë duket se ka lënë gjurmë të forta në sensibilitetin e tij artistik. Kthimi në qytetin e lindjes nuk ishte vetëm fizik, ishte një dialog me kujtimet dhe rrënjët e tij. Instalacioni quhej “Heart Remains”. Siç shpjegon vetë Donaldi: “Ishte një eksperiment social, një metaforë e thjeshtë që zemrat kanë nevojë për butësi, kujdes dhe dashuri për të mbetur të plota. Kush e theu akullin, mori një zemër të krisur; kush e shkriu me durim, e mori të plotë. Sepse zemrat, si jeta, duan kohë dhe kujdes.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @donaldveshaj

Pikturat e tij janë po aq të fuqishme. “Vajza në rulotë” tregon kontrastin mes një bote të dukshme dhe një bote të vërtetë: një vajzë e vogël, e huaj, me sy që godasin shpirtin, të kujton se shpesh jetojmë për syrin e tjetrit dhe jo për veten. Donaldi e pikturoi sepse shikimi i saj ishte më i fortë se çdo fjalë: a jetojmë për veten apo për të tjerët?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @donaldveshaj

Në një autoportret, Donaldi përcjell qetësinë dhe përjetësinë e momentit. Ashtu si akulli ruan çdo detaj të pa prekur, edhe ne mund të ruajmë thelbin e vetes, pavarësisht gjithçkaje. Skicat dhe pikturat e tjera, duke përfshirë edhe fragmentet e Skënderbeut të futur brenda akullit, tregojnë një artist që eksperimenton me ide dhe histori, duke u lidhur me identitetin dhe kulturën e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @donaldveshaj

Stili i tij të kujton punën e Daniel Arsham, obsesion për kohën, fragmentet dhe përjetësinë e momentit. Donaldi ka vizituar një ekspozitë të Arshamit dhe ka marrë jo thjesht frymëzim vizual, por edhe sensin e përpunimit konceptual, duke e interpretuar në mënyrën e tij unike përmes bojës, akullit dhe objekteve të zakonshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @donaldveshaj

Shpresoj që sa më parë Donaldi të ketë një ekspozitë të vërtetë, një hapësirë ku të shohim gjithë rrugëtimin e tij artistic, dhe mesa mbaj mend nga rrëfimet e tij, kjo është një ëndërr që ai e ka prej kohësh.

Deri atëherë, po vazhdoj xhirot në profilin e tij të Instagramit…