
Piktura “Misteret e Horizontit” paraqet tre burra në dukje identik me kapele republike. Ata ndodhen në një mjedis të jashtëm nën dritën e hënës. Secili prej tyre është i kthyer kah një drejtim i ndryshëm. Në qiellin sipër çdo figure janë tre gjysmëhëna të ndara. Burrat me kapele republike shfaqen shpesh në veprën e Magritte që nga piktura e tij e vitit 1926 “Reflektimet e Shëtitësit Vetmitar”. Ata përfaqësohen sikur kanë personalitete të papërcaktuara apo identike.
Veprat e Surrealizmit paraqesin elementët e surprizës, të ballafaqimeve të paparitura, dhe nga përdorimi i përcaktimeve jopërfundimtare. Disa e shikonin artin e tyre si shprehje të një lëvizje filozofike të përkushtuar ndaj ndryshimeve revolucionare. Magritte u nda përfundimisht nga Andre Bretton, themeluesi e Shkollës Surrealiste. Para së gjithash, veprat e Magritte adresojnë çështjen e përfaqësimit tek vepra e artit.
Duket sikur Magritte sugjeron se, pavarësisht sesa në mënyrë realiste mund ta paraqesë një artikull artisit, vërtetësia e saj është ende një strategji artisitike, një përfaqësim i thjeshtë i gjësë dhe jo i vet gjësë. Bazat filozofike të kësaj perspektive shfaqen si dallimet kantiane nëpërmjet noumenon-eve - në filozofinë kantiane: një gjë siç është në vetvete, i ndryshëm nga diçka që është e njohur nga shqisat nëpërmjet cilësive fenomenale) dhe dukurisë. Artisti merret vetëm me fenomenin. Kjo perspektivë kantiane, është baza për relativizmin modern. Duke qenë se, vëzhguesit janë të kufizuar vetëm ndaj çdo perceptimi individual, ne nuk mund ta dimë kurrë universalen, e cila, në thelb, resht së ekzistuari për qeniet si njerëzit.
Burimi: https://www.renemagritte.org/the-mysteries-of-the-horizon
