Edhe pse kanë kaluar vetëm pak javë nga nisja e sezonit të ri, emisioni Përputhen ka arritur të kthehet në sensacion.
Por, prisni se nuk keni parë asgjë akoma. Pasi këtë herë, surpriza është e madhe: në emision ka ndodhur një propozim për martesë! Po, e lexuat mirë. Burime konfidenciale bëjnë me dije për revista “Class” se një prej çifteve duket se është gati për të hedhur hapin e madh, duke surprizuar jo vetëm konkurrentët, por edhe produksionin.
Episodi është regjistruar dhe pritet të transmetohet të hënën, duke i shtuar edhe më shumë kuriozitet ndjekësve. Tani ne kemi shumë pikëpyetje: kush është çifti që mund të shkojë drejt martesës? Si ka reaguar pjesa tjetër e konkurrentëve? Dhe mbi të gjitha a ka thënë “po”?