Magnezi zakonisht lidhet me gjumin e qetë dhe relaksimin veçanërisht në formën magnesium glycinate, që u bë popullor falë markës Moon Juice. Por themeluesja e saj, Amanda Chantal Bacon, thotë për Vogue:
“Magnezi është minerali kryesor i trupit dhe bën shumë më tepër se sa të ndihmojë me gjumin.”
Ajo shpjegon se ekzistojnë dhjetëra forma të magnezit, secila me mënyrën e vet të përthithjes dhe me inde të ndryshme që ndikon në trup. Pikërisht kjo e frymëzoi krijimin e Neuro Magnesi-Om, suplementi më i ri i Moon Juice, i fokusuar në qartësinë mendore dhe përqendrimin.
Si lindi ideja?
Bacon rrëfen se gjatë vitit 2021 vuajti nga “long COVID”, duke përjetuar mjegull mendore dhe vështirësi në kujtesë e kreativitet. “M’u duk sikur kisha humbur energjinë mendore dhe aftësinë për të menduar qartë,” tregon ajo.
Për më tepër, ajo përmend ndikimin e perimenopauzës, e cila, sipas saj, nuk është vetëm një ndryshim riprodhues, por edhe neurologjik, pasi rënia e estrogjenit ndikon në shpejtësinë e neuroneve.
Kështu lindi ideja për të krijuar një formulë që lufton mjegullën mendore në çdo moshë: magnesium L-threonate, një formë e veçantë e magnezit që kalon më lehtë barrierën gjak-tru dhe ndikon direkt në funksionin kognitiv.
Çfarë e bën të veçantë këtë formulë?
Sipas ekspertes Vanessa Coppola, Magtein (forma tregtare e magnesium L-threonate) është zhvilluar posaçërisht për të rritur nivelin e magnezit në tru, duke përmirësuar kujtesën, mësimin dhe densitetin sinaptik.
Ndryshe nga Magnesi-Om i zakonshëm që merret para gjumit, Neuro Magnesi-Om rekomandohet në mëngjes ose pasdite, për një nxitje të energjisë dhe fokusit.