Kosova ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt rregullimit të industrisë estetike, duke miratuar masa ligjore që kufizojnë kryerjen e procedurave si mbjellja e flokëve, botoxi dhe fillerat vetëm për mjekë të licencuar dhe të specializuar.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, këto trajtime do të lejohen vetëm në institucione të certifikuara dhe mund të kryhen ekskluzivisht nga profesionistë me formim mjekësor në fusha si kirurgjia plastike, dermatologjia, kirurgjia maksilofaciale dhe ORL (vesh, hundë, fyt).
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka paralajmëruar se çdo institucion apo profesionist që kryen këto shërbime dhe nuk e ka të licencuar institucionin me specialistë, nuk do të lejohet të kryej këto shërbime.
Deri më tani këto shërbime janë kryer edhe nga profesionistë të tjerë, madje edhe nga persona që nuk kanë të bëjnë fare me profesionin e mjekësisë.