Moderatorja e njohur shqiptare Dojna Mema ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale, pas një interviste të dhënë në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ku foli për marrëdhëniet e saj me kolegët e ekranit.

Dojna ka treguar një detaj që ka habitur shumë ndjekës:

“Kiara më ka hequr nga followers dhe nuk e di pse. Atë vit nuk kam bërë as Fun Club, nuk kam ndjekur as Big Brother, nuk kam thënë asgjë për askënd. Nuk e di, ndoshta padashje,” – u shpreh ajo.

Megjithatë, Mema sqaroi se marrëdhënia mes tyre ka qenë gjithmonë e qetë dhe e respektueshme, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë konflikt apo keqkuptim personal.

“E vlerësoj shumë për rrugëtimin e saj profesional dhe për arritjet që ka pasur në ekran. Nuk kam pasur kurrë asgjë për t’i thënë keq,” – shtoi moderatorja.

Ajo gjithashtu theksoi se gjeste të tilla në rrjetet sociale nuk ndikojnë në marrëdhëniet e saj personale apo profesionale, duke nënvizuar rëndësinë e profesionalizmit dhe respektit reciprok në botën e televizionit.

@360_media out now: Mirembrema Yje me Arbana Osmani - Sezoni II Episodi 3 | Florjan Binaj, Dojna Mema? #mirembremayje #arbanaosmani #fup #shqip #explore ? original sound - 360 MEDIA