Dy nga tematikat më të preferuara të Magritte ishin “pikturat ne dritare” dhe “piktura brenda pikturash.” Piktura “Gjendja njerëzore” është një nga trajtimet më të hershme të Mgritte të të dyja ketyre subjekeve, dhe në të ai i kombinon të dyja, duhe bërë atë që mund të jetë deklarata e tij më e hollë dhe e thellë per kuptimin e tyre të përbashkët.
“Gjendja njerëzore” paraqet një këmbalec piktori të vendosur brenda një dhome dhe përpara një dritareje. Këmbaleci mban në pikturë pa kornize të një peisazhi, e cila në çdo detaj te saj ngjan me peisazhin që ne shikojmë jashtë dritares. Fillimisht, ne mund të supozojm se piktura në këmbalec paraqet një proporcion të peisazhit jashtë dritares që ajo nuk na lejon që ta shikojmë. Megjithatë, pasi e shikojmë për pak kohë, ne kuptojmë se supozimi ynë mbështetet mbi një premise te rreme: që do të thotë, se imazheria e pikturës së Magritte është i vërtetë, ndërsa piktura në këmbalec është një përfaqësim i relalitetit. Në fakt, ndërmjet tyre nuk ka asnjë dallim. Që të dy, janë pjesë e së njëjtës pikturë, i te njëjtit fabrikim artistik. Ndoshta për shkak të këtij cikli përsëritës, nku shikuesi, madje edhe kundër vullnetit të tij, njërën e shikon si të vërtetë dhe tjetrën si një përfaqësim tjetër, së cilësi i referohet titulli i Magritte.
Përdorimi i perdes nga Magritte në këtë pikturë na kujtojnë përdorime të ngjashme të përdorura nga një sërë Mjeshtërish të Vjetër si një trompe-l'oeil (vizion pamor) për tërheqjen e shikuesit në kompozim, duke treguar dredhitë e skenës, dhe gjithashtu duke treguar vet aftësinë e tyre për të piktuarar diçka si varja e perdes përpara një pikture; për shembull, ky ka qenë rasti me pikturat “Arti i Pikturës” dhe “Vajza me vëth perle” nga Johannes Vermeer. Loja e Magritte me natyrën e sipërfaqes së pikturës i është dhënë një qëllim i madh nga përdorimi që ai i bën këtyre artificave të tilla si në skenën e perdes së “Gjendjes Njerëzore”.