Rene Magrittë është mes Surrealistëve më të njohur. Vepra e tij vizionare ka influencuar artistë të tillë si Marcel Broodthaers, Robert Gober, dhe Allan McCollum, si edhe imazheritë e shumë reklamave dhe filmave popullorë. Piktura “Mrekullitë e natyrës” (1953) ilustron ndjeshmërinë e plotë të Magritte. Këtu, ai paraqet dy të dashuruar me koka peshku të bashkuar nga një këngë. Piktura tradhëton pëlqimin e tij për kolegun e tij Surrealist Salvador Dali, megjithatë ai paraqet një skenë me më shumë mister dhe humor sesa në veprat më të çuditshme (bizarre) dhe seksualisht më provokuese të Magritte, se sa bashkëkohësi i tij katalan.
Forma e sirenës tradicionale me bisht peshku, një krijesë me bust njeriu kthehet përmbys tek “Mrekullitë e natyrës”, duke e bërë një krijesë fantazie, madje edhe më jo reale. Pavarësisht ngurosjes së tyre në gur, figurat shfaqen shumë të gjalla dhe me cilësi njerëzore të mistershme. “Mrekullitë e Natyrës” është një shembull i përdorimit të temës dhe të shfaqjeve të ngurtësuara nga ana e Magritte gjatë viteve 1950. Piktura përmban gjithashtu elementë pamor të cilat u shfaqën për herë të parë tek piktura “Joshësi” (1950), apo vet figurat, e gjetura në një mishërim më të hershëm të tij tek “Shpikja kolektive” (1935).
Magritte, si shumë Surrealistë, ishte i mirënjohur me poemën prozë të Les Chants de Maldoror, e poetit francez të shekullit të 19-të, Isidore Ducasse, i cili punonte nën pseudonimin Comte de Lautréamont. Midis ilustrimeve që Magritte krijoi për një numër të vitit 1948 të veprës së Lautréamont-it ishte paraqitja e një peshku me këmbë njeriu ulur në një shkëmb anës detit me një anije të vogël nën dallgë në distancë. Ky asocim mund të përbëjë konfuzionin mbi titullin e pikturës, një herë i vënë si “Të dashuruarit” në ekspozitën e vitit 1964 tek Little Rock, Arkansas, dhe për një kohë të gjatë ajo është njohur si piktura “Kënga e dashurisë”. Magritte e kishte informuar Joseph adhe Jory Shapiro, pronarët origjinal të veprës, që titulli ishte “Le Chant d'amour”. Megjithatë, kur ai u pyet nga miku i tij Harry Torezyner në atë kohë në retrospektivën e tij në MoMA, në vitin 1965, Magritte tha se, ai nuk e mbante mend titullin. Kërkimet nga një katalog i fundit gjeti se titulli dhe data e krijimit të pikturës së Magritte, rezultoi të ishte mbi një ekspozitë me tematikë për sirenat dhe një ekspozitë solo në La Siréne, në Bruksel në vitin 1953, duke identifikuar kështu të vetmen vepër që nuk ishte llogaritur nga kjo periudhë, “Mrekullitë e Natyrës” (Merveilles de la nature).