Magritte dëshironte që të kultivonte një përqasje që i shmangej shpërqëndrimeve stilistike të shumicës së pikturave moderne. Ndonëse surrealistët e tjerë të tillë si Max Ernst, Man Ray, Salvador Dali eksperimentuan me teknika të reja, Magritte zgjodhi një teknikë më të qetë, ilustrative e cila artikulonte me qartësi përmbajtjen e pikturave të tij.

Përsëritja ka qenë një strategji e rëndësishme për Magritte, që e ndihmonte atë jo vetëm për trajtimin e motiveve në pikturat individuale, por gjithashtu duke e inkurajuar atë që të prodhonte kopje të shumëfishta të disa prej veprave të tij më madhështore. Interesi i tij për idenë, vinte pjesërisht nga psikanaliza frojdiane, sipas së cilës përsëritja është një shenjë traume. Por vepra e tij në artin tregtar gjithashtu mund të ketë luajtur rol për ta nxitur atë që të vinte në pikëpyetje besimin modernist tradicional në veprën unike dhe origjinale të artit.

Cilësia ilustruese e pikturave të Magritte shpesh rezulton në një paradoks të fuqishëm: imazhe të bukura në qartësinë dhe thjeshtësinë e tyre, por që gjithashtu provokojnë mendime shqetësuese. Ato duket sikur deklarojnë se ato nuk fshehin asnjë mister, dhe megjithatë ato janë mrekullisht të çuditshme.