Përvoja e kësaj pikture mund të jetë si një takim i çuditshëm. E para dhe më e rëndësishmja, është ngjyra e butë dhe e ëmbël vjollcë e sipërfaqes së murit e cila dominon të gjithë kanavacën, duke u bërë më e ngrohtë dhe më e thellë afër fundit të dyshemesë dhe në tone vjollcë-në-të kuqe të të dy manekinëve të çuditshëm.

Lartësia deri në gjoks e dy manekinëve dhe mungesa e konvergjimit të çdo linje duke krijuar një perspektivë, e bën të pamundur pmatjen e largësisë së figurave nga muri apo dimensionet e dhomës. Linjat konvergjuese shfaqen vetëm në kornizat e dritareve. Dritarja në krahun e majtë shikohet nga e djathta, ajo e krahut të djathtë shikohet nga e majta, dhe kjo e fundit duket gjithashtu sikur po rrëshqet poshtë në kënd; rënia theksohet nga horizonti i detit dhe i reve, të dukshme përmes dritareve.

Ky është thujase i vetmi sugjerim i një bote të jashtme, të një domensioni të tretë, e cila tregohet brenda dhomës ngadalë nga dy manekinët e zbehtë si hënë – dy krijesa të çuditshme në gjysëmrrugë me sytë e kafshëve dhe me noçkat e vogla – dhe nga dy dritare të çuditshme të cilat e kanë humbur pozicionin e tyre të zakonshëm të fiksuar në mur nëpërmjet rënies së dritares në anën e djathtë. Kjo është bërë një botë e pasigurt dhe e paqëndrueshme, ku as dritarja dhe as vet muri nuk kolapsojnë, megjithëse marrëdhënia mes tyre është ambigue. Tiparet e mrekullueshme të kësaj tabloje shtrihen tek ngjyrat e ndezura të dritës së ditës së botës reale përptej nesh, të izoluar dhe të dukshme në një mënyrë të përqëndruar brenda drejtkëndëshit të dritares së sipërme.

Kështu, “takimi” nuk është ndërmjet dy manekinëve, as ndërmjet shikuesit dhe pikturës, por ndërmjet botës së jashtme dhe asaj të brendshme. Kjo është saktësisht ajo që Magritte bën më mirë – niveli i kundërshtive nuk resht së ekzistuari, por ato e humbasin rëndësinë e tyre sepse - në një çast ndriçimi, ne biem thellë në vetveten tonë saqë ne fillojmë të marrim pjesë në kuptimin e të dyja botëve.