George Clooney po jeton një nga rolet më të dashura të jetës së tij, atë të babait.
Në një intervistë ekskluzive për People, gjatë premierës së filmit të tij më të ri Jay Kelly në AFI Fest 2025 në Los Angeles, aktori zbuloi se djali i tij Alexander, 8 vjeç, është “një kopje e përkryer” e tij kur ishte fëmijë.
“Djali im duket saktësisht si unë kur isha në moshën e tij. Është si ‘cut and paste’,” – thotë Clooney me humor. “Kur i tregoj fotografitë e mia nga fëmijëria, ai mendon se janë fotot e tij.”
Aktorit i njohur i duket kjo përvojë “shumë argëtuese” dhe shton se ndihet me shumë fat që, në këtë fazë të jetës, ka mundësi të kalojë kohë cilësore me familjen.
“Jam 64 vjeç, dhe kur arrin këtu, e kupton që më shumë shikon prapa se përpara,” – shpjegon ai.
“Por jam në një moment shumë të qetë të jetës. E dua punën time, kam miq të mirë, dhe mbi të gjitha kaloj kohë me njerëzit që dua.”
George dhe Amal Clooney, 47 vjeçe, avokate e njohur për të drejtat e njeriut, mirëpritën binjakët Alexander dhe Ella në vitin 2017, kur aktori ishte 56 vjeç.
Clooney pranon se, që prej asaj kohe, jeta e tyre ka ndryshuar rrënjësisht:
“Duhet të jesh më i kujdesshëm. Nuk mund të lëvizësh si më parë,” – thotë ai.
“Dikur më pëlqente të shkoja në zona të rrezikshme në Nuba Mountains, Darfur apo Abyei. Ishte emocionuese. Edhe Amal ka qenë dy vjet në një bunker në Bejrut gjatë proceseve gjyqësore. Por, që kur patëm fëmijët, vendosëm të ndryshonim rregullat.”
Kohët e fundit, ylli i The Wolfs ka treguar se është shumë i lumtur që fëmijët e tij po rriten larg Hollywood-it.
