Burj Al Arab Jumeirah, një ndër hotelet më ikonike në Dubai dhe një simbol i luksit global, po e lartëson përvojën e mikpritjes në një dimension krejt tjetër, duke prezantuar një arratisje ekskluzive në një ishull privat për plot 20,400 dollarë nata.

E njohur si një nga hotelet më të famshme dhe më të fotografuara në botë, me arkitekturën e saj në formë vele që ka ndërruar peizazhin e Dubait, kjo ikonë e luksit tashmë ofron një përjetim edhe më të privilegjuar: transferim me Rolls-Royce ose helikopter privat, vilë me shërbim personal 24/7, spa private, pishina të dedikuara dhe darka të dizajnuara nga shefa me yje Michelin.

Kjo ofertë speciale ka shkaktuar reagime tëbujëshme duke bërë jehonë në platformat ndërkombëtare të lifestyle-it. Kjo arratisje nuk është thjesht akomodim, por një botë më vete, ku privatësia, eleganca dhe përkujdesi janë standard absolut. Në një qytet ku gjithçka matet me superlativa, Burj Al Arab po dëshmon se ende mund të habisë botën.