
A ka ende kuptim të flasim për “etikë” sot? Dhe, më tej akoma: a na duhet vërtet një “manual” mirësjelljeje në vitin 2025? Sipas psikologes dhe ekspertes së etiketës ndërkombëtare Camila Da Rocha, përgjigjja është po madje më shumë se kurrë.
Ajo, në librin e saj “Galateo Contemporaneo”, shpjegon se rregullat e sjelljes nuk janë më kufizime të ngurta, por një formë kujdesi:
-kujdes për botën përreth nesh,
-kujdes për njerëzit me të cilët ndajmë hapësirën dhe kohën,
-dhe mbi të gjitha, kujdes për veten, në kuptimin më të gjerë.
Libri i Da Rocha-s e përditëson më në fund etikën e sjelljes për shekullin XXI:
-nga dress code-i për një intervistë pune, te mesazhi i parë në Tinder,
-nga heshtjet në ashensor, te darkat me miq,
-nga sjellja në WhatsApp te takimet online në punë.
Sepse të “dish të rrish në botë” sot nuk do të thotë të përshtatesh me çdo kusht, por të dallohesh me finesë dhe siguri në vete.
Më poshtë, disa prej rregullave kryesore.
1. Prezantohu gjithmonë
Imagjinoje këtë skenë: takon një mik, ai është me dikë tjetër që ti nuk e njeh. Përshëndeteni njëri-tjetrin, shkëmbeni dy fjalë, por personi i tretë rri një hap mbrapa, në heshtje, pa e thënë emrin. Ndihet keq, apo jo?
Nuk ka rëndësi nëse situata është formale apo krejt e lirshme prezantimi është detyrim mirësjelljeje.
Mosprezantimi mund të japë përshtypjen:
-sikur ndihesh “më lart” se të tjerët,
-ose sikur je i shpërqendruar dhe jo i interesuar.
Të thuash: “Përshëndetje, unë jam…” zgjat pak sekonda, por:
-qetëson të tjerët,
-krijon kontaktin e parë,
-tregon respekt për ta dhe vetëvlerësim për veten.
-Një buzëqeshje e lehtë e bën gjithçka edhe më të natyrshme.
Çfarë nuk duhet bërë:
-as kuriozitet agresiv (“Po ti kush je, sa vjeç je, me çfarë merresh...?”),
-as indiferencë totale.
Balanca është art dhe stërvitet.
2. Telefoni në tavolinë: armiku i vëmendjes
Nëse je me dikë, biseda ballë për ballë ka përparësi ndaj asaj në ekran.
Telefoni idealisht duhet të rrijë në xhep apo çantë, jo në dorë.
Kjo vlen për:
-mesazhe,
-email-e,
-scroll pa fund në rrjete sociale.
Nëse duhet patjetër t’i përgjigjesh diçkaje urgjente, thuaj “më fal një sekondë”, përfundo mesazhin dhe kthehu te personi para teje.
Në tavolinë, tre rregulla bazë:
-Telefoni mbi tavolinë? Jo.
Nuk është as higjienik, as e sjellshme por edhe jep idenë se mund të zhdukesh nga biseda në çdo moment.
Foto? Vetëm pasi të pyesësh.
Nëse do të bësh foto të ushqimit apo të tavolinës ku duken edhe njerëzit, pyet paraprakisht nëse ndihen rehat të jenë pjesë e saj.
Telefonata urgjente?
Thuaj: “Më falni një minutë”, ngrihu dhe dil jashtë. Të tjerët nuk kanë pse të dëgjojnë bisedën tënde.
3. Hapësirat e përbashkëta: respekt brenda shtëpisë
Kur jemi në shtëpi me partnerin, prindërit apo shokët e shtëpisë shpesh harrojmë për mirësjelljen, si të ishte e vetëkuptueshme që tjetri “do na kuptojë”.
Disa parime të thjeshta:
-Lëre ambientin ashtu si do të doje ta gjeje.
-Askush nuk buzëqesh kur zgjohet dhe gjen guzhinën përmbys nga darka e mbrëmshme.
-Nuk jemi të gjithë njësoj.
-Ajo që për ty “nuk është ndonjë gjë e madhe”, për dikë tjetër mund të jetë stresuese.
Këshilla: mëso të shohësh përtej vetes dhe respekto “pragun e bezdisjes” së tjetrit.
Faleminderit nuk del kurrë nga moda.
-Çdo gjë e vogël nga një kafe te një punë shtëpie meriton një “faleminderit”. Kjo krijon një atmosferë më të lehtë dhe respektuese.
-Thuaj kur je keq, mos shpërthé pa paralajmërim.
-Nuk mund t’u kërkosh të tjerëve të lexojnë mendjen tënde. Nëse je në një ditë të vështirë, thuaj:
“Sot jam pak i/e ngarkuar, mund të jem më nervoz/e, s’ka të bëjë me ju.”
Ke të drejtë të kesh humor të keq por jo t’ia shkarkosh atë tjetrit.
4. Chat & WhatsApp: terren i minuar për keqkuptime
Me familjen dhe miqtë tanë më të afërt, chat-et janë një univers i veçantë. Pikërisht sepse ndihemi “shumë komfort”, rrezikojmë të bëhemi të pakujdesshëm.
Mesazhet e shkruara shpesh janë të shkurtra, të ftohta, të paqarta.
Toni nuk lexohet gjithmonë siç e kemi ne në mendje.
Zgjidhja?
Mjafton t’i hedhësh edhe një herë sy tekstin para se ta dërgosh.
Disa rregulla të arta:
-Lajmet e rëndësishme nuk jepen me mesazh.
Sa më e rëndë të jetë tema (sëmundje, ndarje, deklarata dashurie, konflikt), aq më shumë duhet:
-telefonatë
ose
-takim ballë për ballë.
-Mos u zihni me tekst.
Shkrimi gjatë debatit e ndez më shumë situatën secili lexon keq, interpreton keq, mbron veten.
Zënkat serioze nuk zgjidhen asnjëherë në WhatsApp.
Mos bombardoni me mesazhe njëri pas tjetrit.
Çdo “ting” është një ndërhyrje në jetën e tjetrit.
Më mirë një mesazh i përmbledhur, sesa 15 mesazhe me nga 2 fjalë.
-Romanca? Po. Por gjërat serioze, live.
Flirti në chat është pjesë e lojës moderne. Por: deklarimet, sqarimet e mëdha, ndarjet nuk bëhen me tekst. Kërkojnë fytyrë, zë dhe prani.
5. Mirësjellja në punë: “ranking”-u ekziston, edhe kur nuk na pëlqen
Në punë, hierarkia ekziston, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo. Nuk ka të bëjë me moshë apo gjini, por me:
-rolin,
-përgjegjësitë,
-përvojën.
Edhe ata që e urrejnë idenë e hierarkisë, nuk duhet të nënvlerësojnë fuqinë e etikës profesionale:
bon ton-i në zyrë është baza e respektit reciprok.
Si përkthehet kjo konkretisht?
-Punktualitet.
-Gjuhë e përshtatshme (jo fjalor rrugësh në email-e profesionale).
-Sjellje që nuk cënon të tjerët (komentet ironike, talljet, ndërprerjet e vazhdueshme në takime).
Një ambient “i sjellshëm”:
-perceptohet si i sigurt,
-nxit produktivitet,
-pasqyron pozitivisht edhe imazhin e kompanisë.
6. Smartworking & takimet online: edhe kamera është pjesë e etiketës
Puna hibride (pak nga zyra, pak nga shtëpia) nuk është më përjashtim është normaliteti i ri.
Edhe këtu, duhen rregulla që ta bëjnë bashkëpunimin më të lehtë.
-Mbaje kamerën ndezur kur është e mundur.Kjo tregon vëmendje, pjesëmarrje, njerëzi. Studime të ndryshme tregojnë se ndërveprimi është më i mirë kur njerëzit “shihen” mes tyre.
-Vishu që t’i përshtatesh kontekstit.
Edhe nga shtëpia, një minimum kujdesi në pamje është shenjë respekti. Pidzhama në takim pune? Jo, faleminderit
-Kontrollo çfarë ke pas shpine.
Koleget nuk janë të detyruara të shohin lavamanin plot enë apo krevatin e pa rregulluar. Nëse ke dyshime, përdor sfond virtual.
-Bëj test paraprak teknik.
Nëse nuk je i sigurt për kamerën, mikrofonin apo lidhjen, provoje dy minuta para takimit.
Në fund të fundit, bon ton-i nuk është një listë e thatë rregullash, por një mënyrë për të treguar kujdes:
-për ambientin ku jetojmë,
-për njerëzit me të cilët ndajmë kohë dhe hapësirë,
-për veten tonë dhe imazhin që japim.
Nuk ka nevojë të imitojmë askënd, as të sillemi “perfekt”:
Gjej stilin tënd të thjeshtë, të qetë, të përmbajtur për të qenë i sjellshëm pa qenë artificial.
