
Nëse mbyll sytë dhe mendon për shoqërueset e nuses në një dasmë, me shumë gjasa i sheh me fustane pastel, rozë të butë, blu të hapur, tonet e “engjëllta” klasike. Por kjo kohë po ndryshon. Në dasmat më të rafinuara e më “fashion”, shoqërueset e nuses po i braktisin ngjyrat e ëmbla dhe po kalojnë… në total black. Sidomos në sezonin e ftohtë: back to black.
Kush tha që shoqërueset e nuses nuk mund të vishen me të zeza?
Dasma e Stella Banderas (vajza e Antonio Banderas dhe Melanie Griffith) me Alex Gruszinsky, tetorin e kaluar, e vërtetoi të kundërtën. Përveç fustanit mahnitës të nuses në grepë e dantellë, vëmendjen e morën edhe damishelat – në radhë të parë Dakota Johnson, motra e Stellës dhe damishelë nderi.

Dakota u shfaq me një cape dress të zi në dantellë, shumë elegant, me frymë neo-goth, sofistikuar dhe misterioz në të njëjtën kohë. Edhe dy shoqërueset e tjera ishin në total black, duke krijuar një skenë vizuale shumë moderne dhe tejet chic.
Tradicionalisht, shoqërueset visheshin me:
-ngjyra të lehta, pastel
-fustane të gjatë, të rrjedhshëm, shpesh plise ose njësh
-linja romantike, shumë “wedding classic”
Sipas etikës klasike të dasmave, e zeza ka qenë gjithmonë e ndaluar: e lidhur me zije, jo me festë. Por ndërkohë, dihet që e zeza është ngjyra më elegante që ekziston. Është simbol misterioz, sensuale, e përjetshme. Dhe bota moderne e dasmave po e përqafon gjithnjë e më shumë këtë ide.
Në veçanti në sezonin e vjeshtë-dimrit, shoqërueset në të zeza po kthehen në trend: një prekje dark, por në version ultra-elegant.

Pse shoqërueset me të zeza janë një ide super e zgjuar
Përveç faktit që duken jashtëzakonisht bukur në foto, ka edhe arsye shumë praktike pse nuset po zgjedhin këtë paletë:
-Absolutisht të ripërdorshme
Fustani i zi nuk mbetet i harruar në dollap. Mund të vishet sërish në mbrëmje, gala, evente, madje edhe në darka elegante.
-Bën nusen të spikatë edhe më shumë.
E bardha e fustanit të nuses kontraston fuqishëm me të zezën e shoqërueset. Në foto krijohet një efekt vizual shumë i fortë: nusja bëhet automatikisht fokusi qendror.
-E lehtë për t’u kombinuar
Ngjyra e zezë i bashkon të gjitha: edhe nëse shoqërueset zgjedhin modele të ndryshme fustanesh, pamja e përgjithshme duket harmonike, elegante dhe e menduar. Nusja mund të vendosë vetëm “rregullat bazë” gjatësi, material, stil dhe t’u lërë mikeshave liri në detaje.

Si të shmangësh efektin “mortor”: sekreti janë aksesoret
-Bizhuteri brilante
Ari, argjendi, gold rose, gurë me shkëlqim ndriçojnë fytyrën dhe i japin fustanit të zi dimension më festues.
-Aksesore me ngjyra
Çanta, këpucë, rripa apo detaje në nuanca të forta (e kuqe burgundy, blu e errët, jeshile smerald, rozë e thellë) mund të “thyejnë” të zezën dhe t’i japin karakter.


