Një zhvillim i papritur ka ndodhur ditën e djeshme në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP Kosova. Këngëtari i njohur, Mentor Haziri, ka lënë shtëpinë pa u mbushur ende 24 orë nga momenti i hyrjes së tij.

Dalja e befasishme e ka një arsye njerëzore. Këngëtari u detyrua të braktiste formatin për shkak të gjendjes së rënduar emocionale, pas humbjes së dhimbshme të djalit të dajës, regjisorit të njohur Kushtrim Asllani.

Burime pranë produksionit konfirmojnë se Mentori tentoi t’i qëndronte angazhimit të marrë, por dhimbja nuk i la hapësirë lojës. Zia që mbante brenda ishte më e madhe se çdo sfidë televizive, diçka që u reflektua edhe në reagimin e tij të parë publik pak javë më parë, në momentin kur ndodhi tragjedia.

Në postimin e tij të ndjerë në rrjetet sociale, Haziri shkruante:

“Kushtrimi, djali i dajës, na la e na tronditi të gjithëve sot. Një djalë shembullor, një artist e regjisor me kontribut të madh në teatrin e Ferizajt e komunitetin tonë artistik. Një djalë që na donte të gjithëve e që priste me ardhë me na pa në pranverë. Të pushoftë shpirti në parajsë, Kusho!”