
E pyetur nëse do ta imagjinonte ndonjëherë veten si pjesë të spektaklit gjigant “Big Brother”, Bora Zemani u tregua e sinqertë dhe shumë e qartë: jo, nuk e sheh veten dot brenda asaj shtëpie.
E ftuar në “Goca dhe Gra”, moderatorja rrëfeu se, edhe pse nuk ka qenë kurrë banore, e ka përjetuar realisht gjithë intensitetin e lojës kur Donaldi ishte pjesë e Big Brother VIP.
E pyetur nëse do të hynte ndonjëherë në format, Bora u shpreh:
“Nuk besoj sepse më duket eksperiencë shumë e vështirë. Unë nuk do e bëja dot. Në këto kushte që kam qenë, i kam parë benefitet pa qenë pjesë e shtëpisë. BBV1 ka qenë eksperiencë shumë intensive, shumë mbytëse, sepse kishte të bënte me gjëra të miat personale.”
Në pak fjalë, Bora e pranon se “Big Brother” është një makineri e madhe emocionesh, presioni dhe ekspozimi, të cilën ajo e ka ndjerë nga jashtë aq fort, sa nuk e sheh të nevojshme ta provojë edhe nga brenda.
