
Pas situatës së krijuar mbrëmjen e kaluar në ndeshjen Kosovë–Zvicër, ku Granit Xhaka u përball me reagime të përziera nga tifozët, ka ardhur edhe reagimi i parë publik nga bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj.
Ndeshja, e zhvilluar nën një shi të dendur në stadiumin e Prishtinës, përfundoi 1–1, rezultat që i dha Kosovës pikën e nevojshme për të siguruar për herë të parë në histori pjesëmarrjen në “play-off”. Një moment ky historik për përfaqësuesen kosovare, por që nuk kaloi pa tensione.
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka u prit me reagime të ndryshme në stadium, fakt që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale dhe në media.
Mes shumë reagimeve, spikati ai i bashkëshortes së tij, Leonitës, e cila përmes një postimi në Instagram u shpreh hapur në mbështetje të Granitit.
“Përgjithmonë model frymëzimi për kombin tonë. Përgjithmonë krenare me ty”, shkroi ajo, duke nënvizuar se pavarësisht polemikave, ai mbetet një figurë frymëzuese për shqiptarët kudo në botë.

Ndeshja e mbrëmshme shënoi një moment historik për Kosovën, por la pas edhe një seri emocionesh të forta, ku Granit Xhaka qëndroi sërish në qendër të vëmendjes.
View this post on Instagram
