
Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it kishte njerëz nga adoleshenca e saj, nga të 20-at, njerëz që punojnë me të… çdo ish-burrë, çdo ish-i dashur ishte aty. Ajo nuk është tipi që djeg urat.”
Reese e tregoi këtë anë të karakterit të Aniston gjatë pjesëmarrjes në podcast-in Armchair Expert të Dax Shepard, duke sqaruar:
“Ajo nuk është siç mendojnë njerëzit. Nuk është nga ato që kapen pas së kaluarës. Dhe, për të dhënë provën më të madhe të sa e mrekullueshme është: në ditëlindjen e saj të 50-të kishte njerëz nga adoleshenca, nga të 20-at, bashkëpunëtorët e saj… çdo ish-burrë dhe çdo ish-i dashur ishte aty. Ka një integritet të madh shpirtëror. Ajo nuk djeg ura.”
Merrni Brad Pitt, për shembull: ai dhe Jennifer Aniston u martuan në vitin 2000 dhe u ndanë pesë vjet më vonë, në kulmin e bujës mediatike që shoqëroi lindjen e çiftit Brangelina. E megjithatë, dy dekada më vonë, mes tyre jo vetëm që nuk ka armiqësi, por madje ekziston një afeksion i qetë dhe reciprok, i mbështetur te respekti.
Dhe, natyrisht, ai ishte i pranishëm në festën e saj 50-vjetore në vitin 2019. Mes të ftuarve ishte edhe Gwyneth Paltrow, e cila kishte qenë e fejuar me Pitt para se ai të ishte me Jennifer. Paltrow vetë e ka treguar këtë në një intervistë:
“Është qesharake… kam qenë edhe në festën e fejesës së tyre.”
Pitt i kërkoi dorën Jennifer-it në nëntor të vitit 1999, vetëm dy vjet pas ndarjes nga Gwyneth. Dhe kur Jennifer-n e pyetën a flasin ende me Paltrow për Brad-in, përgjigjja ishte e thjeshtë:
“Oh, sigurisht. Si të mos flasim? Ne jemi vajza.”
Festa e 50-vjetorit të saj ishte prova e aftësisë së Jennifer Aniston për të parë mbrapa me lehtësi, pa mllefe. Mes të ftuarve ishte edhe Justin Theroux, ish-burri i dytë, me të cilin Jennifer ka mbetur në marrëdhënie shumë të mira, pavarësisht ndarjes në vitin 2018. Theroux, sot 54 vjeç, është martuar sërish me aktoren Nicole Brydon Bloom, por nuk ka hequr dorë kurrë nga konsiderata dhe respekti ndaj ish-bashkëshortes së tij të famshme.
Sot Jennifer Aniston, 56 vjeç, është e lumtur në lidhjen e saj me hipnotistin Jim Curtis, me të cilin publikoi së fundmi edhe fotografinë e parë të përbashkët në rrjetet sociale. Por ajo nuk mohon të shkuarën. Në një botë ku marrëdhëniet mbyllen me “unfollow”, Jennifer Aniston i përket asaj kategorie të rrallë njerëzish që dinë të ngrenë gotën për të kaluarën pa asnjë pikë inati.
