Boks, adrenalinë dhe krenari shqiptare në një natë historike!

Një ngjarje e veçantë, e papërjetuar ndonjëherë në histori të sportit shqiptar, po i afrohet realitetit!

Shqipëria është gati për të ndjerë emocionet që sjellin emrat më të fuqishëm të boksit në vend, një mbrëmje ku pasioni dhe krenaria kombëtare do të shkrihen në një ring të vetëm.

Një natë që do ta shkruajë historinë tonë!

Nga WBC, federata më e madhe dhe më me ndikim në botë të boksit, vjen një spektakël i paharrueshëm. Kjo është hera e parë që një ngjarje e tillë madhështore do të zhvillohet në Shqipëri, duke sjellë në vendin tonë një show të nivelit botëror, të transmetuar LIVE në DAZN Zone, nëpër mbarë globin!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)

Yjet ndërkombëtarë në një ring

Nata do të përshkruhet nga dëshmitarë të shumtë të sportit të boksit, me 5 tituj ndërkombëtarë që do të luftojnë për triumf. 

Ermal Hadribeaj, i njohur si 'The Albanian Sniper', është një nga zërat më premtues të boksit shqiptar, me 21 fitore, 0 disfatë dhe 1 barazim në boksin profesionist.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Hadribeaj (@ermalhadribeaj)

Luis Vela, një boksier profesionist 19-vjeçar, një potencial i madh për t'u bërë një emër i rëndësishëm në arënën profesionale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by EL GUERO (@velaluis_)

Alban Beqiri, një nga figurat më të spikatura të boksit shqiptar, 8 herë i shkapur si boksieri më i mirë i Shqipërisë, 2 herë Kampion i Ballkanit dhe në vendin e tretë në Kampionatin Botëror të Boksit, 2021.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alban Beqiri (@alban.beqiri.immortal)

Jo vetëm një duel në ring, por një ngjarje ku emocione, spektakël kulturor dhe zemërimi i sportit do të bashkohen për të sjellë një mbrëmje të paharrueshme.

Mos e humbni këtë mundësi! Një natë historike që po ndodh për herë të parë në Shqipëri dhe që ndoshta do të ndryshojë faqen e sportit tonë!